Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Krizë karburanti në Rusi, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ngasin veturat

The Geopost July 5, 2026 1 min read
Share the news

Mungesa e karburantit ka shkaktuar shqetësim në rajonin rus të Irkutskut, në Siberinë Lindore, duke detyruar autoritetet lokale të bëjnë thirrje për kufizimin e përdorimit të automjeteve.

Kreu i Distriktit Nizhneilimsky, Pavel Berezovsky, u kërkoi banorëve që të mos dalin me automjete, përveç rasteve kur udhëtimi është absolutisht i domosdoshëm, me qëllim që rezervat e kufizuara të karburantit të zgjasin sa më shumë.

Ai paralajmëroi se situata është shumë serioze dhe se qytetarët duhet të përgatiten për mundësinë e një mungese edhe më të madhe të benzinës në ditët në vijim.

“Imagjinoni një javë të tërë pa benzinë askund në qytet. Atëherë do ta kuptojmë vërtet sa serioze është situata”, tha Berezovsky, duke apeluar për mirëkuptim dhe përdorim të kujdesshëm të karburantit.

Sipas autoriteteve lokale, mungesat kanë filluar të ndikojnë në funksionimin normal të transportit dhe të shërbimeve, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të përdorin automjetet vetëm për raste urgjente.

Ende nuk është bërë e ditur se kur pritet të normalizohet furnizimi me karburant në këtë rajon të Rusisë.

Tags: Karburante Rusia

Continue Reading

Previous: Suedia porosit 16 aeroplanë Gripen E për Ukrainën
Next: Samiti i NATO-s në Ankara – 80 miliardë dollarë për Ukrainën dhe riafirmim i mbrojtjes kolektive

Putini u poshtërua në mënyrë elegante në Kinë 2 min read
  • Botë

Putini u poshtërua në mënyrë elegante në Kinë

The Geopost November 18, 2026
Trajkoviq kërkon nga BIA të zbulojë vendndodhjen e Radoiçiqit 3 min read
  • News

Trajkoviq kërkon nga BIA të zbulojë vendndodhjen e Radoiçiqit

The Geopost November 18, 2026
Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës 2 min read
  • Botë

Rusia planifikoi një sulm sabotues në Poloni që do të shkaktonte viktima të shumta – dhe faji do t’i vihej Ukrainës

The Geopost November 18, 2026
Zyrtari i Pentagonit thotë se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë deri në dimër, pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim 4 min read
  • News

Zyrtari i Pentagonit thotë se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë deri në dimër, pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim

The Geopost November 18, 2026
Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: A po përgatitet një Jaltë e re? 7 min read
  • Botë

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë: A po përgatitet një Jaltë e re?

The Geopost November 18, 2026
Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia 9 min read
  • News

Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia

The Geopost November 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.