Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Të paktën pesë shtete të BE-së po e bllokojnë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit

The Geopost July 5, 2026 2 min read
Share the news

Të paktën pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian aktualisht po e bllokojnë drejtpërdrejt Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së, duke mos mbështetur hapjen e grupit të tretë të kapitujve (Klasterit 3) në negociatat e anëtarësimit.

Përveç Holandës, përfaqësuesi i së cilës e ka konfirmuar zyrtarisht këtë për REL, ndër vendet që kundërshtojnë hapjen e klasterit janë edhe tri shtetet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – si dhe Suedia.

Në anën tjetër, gazeta Danas raporton se një qasje e tillë është e paprecedentë në procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe përbën një sinjal serioz alarmi.

“Situata ka arritur në pikën kritike”, kanë thënë burime të kësaj gazete.

Përgjegjës për këtë situatë ata e konsiderojnë regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se ai i ka shteruar tashmë të gjitha kreditë politike dhe besueshmërinë për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Sipas tyre, mënyra e qeverisjes së tij karakterizohet me korrupsion, shkelje të të drejtave të njeriut dhe kufizim të lirisë së shprehjes.

Sipas REL, arsyet kryesore të kundërshtimit për hapjen e Klasterit 3 lidhen me gjendjen në fushën e sundimit të ligjit. Për disa shtete anëtare, faktor i rëndësishëm mbetet edhe fakti që Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë ishte arsyeja e parë që nga dhjetori i vitit 2021 negociatat e anëtarësimit të Serbisë me BE-në u bllokuan praktikisht.

Ndërkohë, situata në fushën e sundimit të ligjit është përkeqësuar, gjë që është pasqyruar edhe në raportet e Komisionit Evropian.

Klasteri 3 ka të bëjë me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse dhe përfshin tetë kapituj negociues. Komisioni Evropian kishte vlerësuar që në vitin 2021 se kushtet për hapjen e tij ishin përmbushur.

Për hapjen ose mbylljen e një klasteri në negociatat e anëtarësimit kërkohet miratimi unanim i të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Tags: Bashkimi Evropian BE Serbia

Continue Reading

Previous: Samiti i NATO-s në Ankara – 80 miliardë dollarë për Ukrainën dhe riafirmim i mbrojtjes kolektive
Next: Ukraina sulmon terminalin e madh të naftës në Shën Petersburg të Rusisë

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor 6 min read
  • Ballkan

Miniq: Beogradi po kontribuon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

The Geopost August 19, 2026
Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së 2 min read
  • Ballkan

Brey godet Vuçiqin: Propaganda serbe fajëson Brukselin për dështimin e Serbisë drejt BE-së

The Geopost August 19, 2026
Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80 4 min read
  • Ballkan

Vuçiqi kërcënon me ndryshimin e Ibrit, Janjiq: Rikthim te idetë nacionaliste të viteve ’80

The Geopost August 19, 2026
Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse 8 min read
  • Ballkan

Kush po përhap narrativat e Kremlinit në Serbi? Nga faqet anonime te media shtetërore ruse

The Geopost August 19, 2026
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë 3 min read
  • Ballkan

“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia po armatos Ukrainën, por vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë

The Geopost August 18, 2026
“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës 4 min read
  • Ballkan

“Retorika dhe praktika në drejtime të kundërta”, gazetari serb kritikon politikën e Beogradit ndaj Kosovës

The Geopost August 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.