Një terminal i madh nafte në qytetin veriperëndimor të Rusisë, Shën Petersburg, u godit nga Ukraina, njoftoi Volodymyr Zelensky.
Presidenti ukrainas e përshkroi atë si një “infrastrukturë kyçe që gjeneron të ardhura për luftën e Rusisë”.
Ukraina tha gjithashtu se një bazë e madhe detare ruse në rajon u godit.
Guvernatori i Shën Petersburgut, Aleksandr Beglov, tha se qyteti kishte qenë nën një sulm “masiv” me dronë, duke pranuar se terminali i naftës ishte goditur.
Raportohet se Ukraina kohët e fundit ka intensifikuar sulmet e saj me dronë me rreze të gjatë veprimi ndaj infrastrukturës kritike energjetike të Rusisë, duke shkaktuar mungesa të mëdha karburanti.
Kievi thotë se gati 43% e kapacitetit të rafinimit të naftës të Rusisë është “çaktivizuar” si rezultat.
Ushtria ukrainase e përshkroi terminalin e goditur së fundmi si “një nga më të mëdhenjtë” në Rusi, i aftë të prodhojë 12.5 milionë ton produkte nafte në vit.
Gjithashtu tha se goditi një bazë detare kyçe të Flotës Baltike Ruse në Kronstadt.

Shefi i CIA-s: Një ushtar rus mbijeton mesatarisht 20–30 minuta në Ukrainë
Europoli dhe algoritmi i ri kundër terrorizmit
Gjermania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje dhe pengim bërthamor
BE vendos sanksione ndaj grupit rus të teknologjisë së mbrojtjes
Rusia përballet me mungesë pajisjesh për anijet Arc7, Kina nuk i eksporton për shkak të sanksioneve
Komisioni Evropian: Mali i Zi po bën përparim, Serbia ende përballet me sfida serioze