Analiza:
1. Pretendimi për “plan të sinkronizuar dhe ulje të trupave të KFOR-it”
Teksti thotë se “NATO ka pritur me fillimin e uljes së trupave të saj në KFOR pikërisht kur të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës arritën numër të njëjtë me trupat e KFOR-it… Kjo nënkupton se bëhet fjalë për plane të sinkronizuara…”.
Analiza dhe demanti:
Numri aktual i ushtarëve të KFOR-it është rreth 4.500, që është dukshëm më i lartë krahasuar me periudhën e disa viteve më parë kur numri ishte rreth 3.500.
Pra, teza për “tërheqje të planifikuar në favor të FSK-së” bie poshtë duke u bazuar në statistikat zyrtare të misionit.
2. Narrativi për “shtet të NATO-s” dhe injorimi i Rezolutës 1244
Teksti thotë se Kosova, përkatësisht shteti i rremë i NATO-s Kosovo.“ dhe „…KFOR gradualisht po transferon kompetencat e tij… gjë që nuk është në përputhje me Rezolutën 1244…“
Analiza dhe demanti: KFOR në Kosovë vepron ekskluzivisht në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999. Kjo do të thotë se misioni nuk ka mandat për të “krijuar shtet”, por për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet.
Zyrtarët e NATO-s kanë theksuar vazhdimisht se NATO mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës brenda mandatit të saj fillestar.
3. Akuza se KFOR, UNMIK dhe EULEX “vëzhgojnë në heshtje terrorin”
Teksti thotë se “Dhe këto forca të KFOR-it, UNMIK-u dhe EULEX-i nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar gjendjen. Ata thjesht vëzhgojnë në heshtje terrorin e përditshëm ndaj serbëve…”.
Analiza dhe demanti: Pretendimi se KFOR, UNMIK dhe EULEX “vëzhgojnë në heshtje” incidentet e sigurisë injoron strukturën reale të përgjegjësisë.
Në Kosovë ekziston një sistem i qartë: Policia e Kosovës – përgjegjësia primare për rendin publik, EULEX – mbikëqyrje dhe mbështetje për sundimin e ligjit, KFOR – niveli i tretë i reagimit në rast eskalimi.
Gjatë dhunës në maj 2023, KFOR ndërhyri për të stabilizuar situatën, ku u plagosën dhjetëra ushtarë.
Kjo e demanton drejtpërdrejt pretendimin për “vëzhgim pasiv”. KFOR nuk ndërhyn në punën e përditshme të policisë, përveç rasteve kur situata eskalon deri në një nivel që forcat lokale nuk mund ta kontrollojnë sigurinë.
Akuza se “vëzhgojnë në heshtje” demantohet nga vetë veprimet e KFOR-it, i cili ka vendosur pika kontrolli në veri, ka siguruar ndërtesa komunale gjatë krizës dhe ka pësuar viktima (më shumë se 90 ushtarë të KFOR-it janë plagosur në përleshjet me protestuesit në maj 2023 duke mbrojtur paqen).
4. Pretendimi për zhvendosjen e forcave “drejt Federatës Ruse”
Teksti thotë se “Tani forcat po orientohen drejt Federatës Ruse, ndërsa provinca jonë jugore po i lihet forcave të sigurisë dhe policisë së Kosovës”.
Analiza dhe demanti: Kjo deklaratë përpiqet të lidhë çështjen lokale të Kosovës me konfliktin global në Ukrainë, duke ndjekur narrativën zyrtare të Kremlinit.
KFOR është një operacion rajonal i mbyllur me buxhet dhe kontingjente të veçanta që shtetet anëtare i dërgojnë posaçërisht për Ballkanin. Vendimet për KFOR-in nuk merren në bazë të nevojave të frontit në Evropën Lindore.
Përfundim
Teksti përdor terma emocionalisht të ngarkuar (“terror”, “territor i okupuar”, “shtet i rremë”) dhe manipulon në mënyrë selektive shifrat për të promovuar narrativën e “braktisjes së serbëve nga bashkësia ndërkombëtare” dhe “bashkëpunimit të NATO-s me Prishtinën”.
Të dhënat reale për rritjen e pranisë së KFOR-it pas incidentit në Banjskë dhe raportet zyrtare të OKB-së e demantojnë drejtpërdrejt tezën për reduktim të planifikuar dhe tërheqje të forcave ndërkombëtare.
/The Geopost/

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”