Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Michael O’Flaherty, ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet se procedurat penale ndaj zyrtarëve policorë të dyshuar për sjellje të rëndë të paligjshme ndaj një studenteje gjatë protestave në Beograd në korrik të vitit 2025 mund të ndërpriten përmes procedurës së shtyrjes së ndjekjes penale.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, O’Flaherty tha se ndërprerja e procedurave penale për raste serioze të keqsjelljes policore përmes ndjekjes së shtyrë rrezikon të minojë më tej besimin e qytetarëve në organet e zbatimit të ligjit dhe të forcojë klimën e pandëshkueshmërisë.
“Bëj thirrje për hetime efektive, ndjekje penale dhe, kur është e përshtatshme, për masa ndëshkuese që do të kenë efekt parandalues ndaj keqsjelljes policore gjatë protestave në Serbi”, theksoi ai.
Deklarata vjen në një kohë kur organizatat për të drejtat e njeriut dhe një pjesë e opinionit publik në Serbi kanë ngritur shqetësime për mënyrën e trajtimit të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga policia gjatë protestave qytetare.
Komisioneri i Këshillit të Evropës theksoi se përgjegjësia dhe transparenca janë thelbësore për ruajtjen e besimit të publikut në institucionet e rendit dhe për garantimin e respektimit të të drejtave themelore të njeriut.
Serbia në raportet e fundit ndërkombëtare është konsideruar si vend jo i sigurt dhe me ankesa të qytetarëve sa i përket lirisë së shprehjes dhe liritë e tjera elementare.
The GeoPost


Avokati serb kërkon përgjegjësi nga mediat që i shërbyen për 14 vjet Vuçiqit: Tjetër është kapitali, tjetër krijimi i opinionit publik
Nga Moska në Beograd: Lufta e narrativave dhe rreziku i manipulimit të informacionit në Kosovë
Nga pakti i mbrojtjes i Mekës te bisedimet në Teheran: A po ndryshon peizazhi i sigurisë në Lindjen e Mesme?
Tensione në Beograd, protestuesit hyjnë në televizionin proqeveritar Informer – ndërpritet transmetimi, ndërhyn policia
Bursaç pas humbjes së Vuçiqit: Ngushëllime Mandiqit, Knezheviqit dhe Dodikut, mbetën pa mbrojtësin e tyre politik
Çfarë presin banorët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?