Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

The Geopost March 16, 2026 2 min read
Share the news

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar arrestimin e një personi të dyshuar si udhëheqës i një rrjeti të fshehtë që, sipas autoriteteve amerikane, vepronte me urdhër të Rusisë për të organizuar sulme ndaj disidentëve dhe kundërshtarëve të pushtetit rus jashtë vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, në Kolumbi është arrestuar 42-vjeçari Denis Alimov, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar përmes Interpol. Ai akuzohet për pjesëmarrje në një komplot për rrëmbimin ose vrasjen e dy disidentëve të njohur jashtë Rusisë, si dhe për aktivitete të lidhura me terrorizmin.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se do të kërkojnë ekstradimin e tij në SHBA për t’u përballur me akuzat.

Në aktakuzë përmendet edhe emri i Darko Djuroviq, i cili sipas raportimeve të portalit Insajder është shtetas i Malit të Zi dhe Serbisë.

Sipas dokumenteve të prokurorisë, në tetor të vitit 2024 Alimov kishte organizuar një takim me Đuroviqin në një restorant pranë selisë së shërbimit të sigurisë së brendshme të një shteti të huaj. Gjatë këtij takimi, thuhet se ai i kishte dhënë rreth 60 mijë dollarë për financimin e planit dhe kishte premtuar edhe 1.5 milion dollarë për çdo vrasje ose rrëmbim të realizuar.

Autoritetet amerikane pretendojnë se dy të dyshuarit komunikonin me ndihmën e aplikacionit Google Translate për shkak të barrierës gjuhësore, ndërsa bisedat e tyre ishin monitoruar nga hetuesit amerikanë.

Sipas aktakuzës, Đuroviq kishte rol aktiv në organizimin e planit. Ai dyshohet se kishte hulumtuar për armë zjarri të tipit Glock, kishte planifikuar udhëtime në disa shtete evropiane për të lokalizuar objektivat dhe kishte rekrutuar edhe një person tjetër për të ndihmuar në gjetjen e tyre.

Dokumentet e hetimit theksojnë se ai kishte rol kyç në komunikim, planifikim dhe organizim të veprimeve të iniciuara nga Alimov.

Alimov akuzohet për komplot për kryerjen e vrasjes dhe rrëmbimit në një shtet të huaj, përpjekje për ofrim të mbështetjes materiale për terrorizëm dhe financim të terrorizmit. Për këto vepra parashihen dënime nga 15 deri në 20 vjet burg, ndërsa për komplot për vrasje dhe rrëmbim ekziston edhe mundësia e dënimit me burgim të përjetshëm.

Autoritetet amerikane kanë vlerësuar punën e FBI, veçanërisht zyrës së saj në Nju Jork për kundërzbulim, si dhe bashkëpunimin me institucionet partnere në Kolumbi gjatë këtij operacioni. /Pobjeda

Tags: FBI Serbia

Continue Reading

Previous: Protestë në Jarinë me këngë nacionaliste dhe mesazhe politike
Next: Ceriç lavdëron Kosovën për riatdhesimin e boshnjakëve nga Lindja e Mesme

Beogradi vazhdon retorikën propaganduese: Ligjin për Turizmin e paraqet si “shuarje të identitetit serb” në Kosovë 3 min read
  • Ballkan

Beogradi vazhdon retorikën propaganduese: Ligjin për Turizmin e paraqet si “shuarje të identitetit serb” në Kosovë

The Geopost July 30, 2026
Raporti i Institutit: Mbi 80 për qind e shqiptarëve të vrarë në Kosovë ishin civilë 3 min read
  • Ballkan

Raporti i Institutit: Mbi 80 për qind e shqiptarëve të vrarë në Kosovë ishin civilë

The Geopost July 30, 2026
Brukseli i kundërpërgjigjet retorikës së Vuçiqit ndaj Kosovës 2 min read
  • Ballkan

Brukseli i kundërpërgjigjet retorikës së Vuçiqit ndaj Kosovës

The Geopost July 30, 2026
Raporti preliminar i IKKL-së dokumenton 13,227 viktima si pasojë e luftës në Kosovë 6 min read
  • Ballkan

Raporti preliminar i IKKL-së dokumenton 13,227 viktima si pasojë e luftës në Kosovë

The Geopost July 29, 2026
Deputeti serb e quajti Kosovën fqinj, Brnabiq e kundërshton me narrativën zyrtare të Beogradit 2 min read
  • Ballkan

Deputeti serb e quajti Kosovën fqinj, Brnabiq e kundërshton me narrativën zyrtare të Beogradit

The Geopost July 29, 2026
“Krimi në “Panda” nuk u krye nga shqiptarët”, familjet kujtojnë deklaratat e Vuçiqit dhe kërkojnë zbardhjen e rastit 2 min read
  • Ballkan

“Krimi në “Panda” nuk u krye nga shqiptarët”, familjet kujtojnë deklaratat e Vuçiqit dhe kërkojnë zbardhjen e rastit

The Geopost July 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.