Pika kufitare e Jarinës ishte e bllokuar për disa orë gjatë ditës së diel, pasi përfaqësues të rinisë së partisë Nova Demokratska Stranka Srbije (Novi DSS), së bashku me një grup qytetarësh, organizuan protestë dhe bllokadë nga ana e Serbisë qendrore.
Sipas raportimeve të mediave serbe, tubimi filloi në qytetin Rashkë prej nga pjesëmarrësit e protestës u nisën në këmbë drejt pikës administrative në Jarinë, e cila ndodhet rreth 12 kilometra larg.
Demonstruesit pasi arritën në pikën kufitare filluan bllokimin e rrugës që çon drejt pikës së kalimit, duke ndërprerë përkohësisht qarkullimin në këtë zonë.
Sipas raportimeve protesta u shoqërua me interpretim dhe transmetim të këngëve nacionaliste, të cilat e përcollën gjithë tubimin.
Këngët me tematikë patriotike dhe kombëtare ishin dominuese gjatë grumbullimit, ndërsa pjesëmarrësit shoqëruan protestën edhe me thirrje dhe mesazhe politike.
Në afërsi të pikës kufitare u vendos një kordon policor disa dhjetëra metra larg vetë pikës së kalimit, ndërsa njësi shtesë policore u angazhuan në automjete në zonën përreth për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të protestës.
Protesta u organizua në prag të fillimit të zbatimit të Ligji për të Huajt në Kosovë, ndaj të cilit organizatorët kanë shprehur kundërshtime.
Sipas tyre, zbatimi i këtij ligji mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek qytetarët serbë që jetojnë në veri të Kosovës dhe që nuk janë të pajisur me dokumente të institucioneve të Kosovës.
Sipas organizatorëve, qëllimi i protestës ishte shprehja e kundërshtimit ndaj këtyre masave dhe tërheqja e vëmendjes për pasojat që, sipas tyre, mund të kenë për komunitetin serb në Kosovë.
Protesta u zhvillua pa raportime për incidente të mëdha, ndërsa situata në zonë u monitorua nga forcat policore.
The Geopost

YouTuberët austriakë depërtojnë në Batajnicë, publikojnë pamje të bazës ku Serbia operon avionë dhe dronë
Ukraina përdori për herë të parë raketën balistike vendase – rëndësia e saj shkon përtej fushëbetejës
Rusia përgatitet për një vit tjetër lufte – rrit taksat, rëndohet jeta e rusëve
Republikanë e demokratë në SHBA bashkohen kundër Serbisë, kërkojnë ndryshime në politikën e Beogradit
Propozimi për Serbinë “tregon se Kongresi ndjek zhvillimet në mënyrë të pavarur nga Shtëpia e Bardhë”
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën, përfshihet edhe marrëveshja shumë-miliardëshe për asetet e Lukoil