Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk

The Geopost March 16, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se nuk e kupton arsyen e armatosjes së Serbisë me sisteme raketore dhe pajisje të tjera ushtarake, duke theksuar se kjo e shqetëson, por se Kroacia nuk ka kapacitet dhe as qëllim për të sulmuar Serbinë.

Duke folur për mediat, Milanoviq u pyet për blerjen e armëve nga Serbia dhe për pretendimet e ngritura në Beograd se një memorandum bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës mund të përbëjë provokim ndaj Serbia.

Ai tha se armatosja është vendim sovran i Serbisë, por shtoi se nuk është e qartë se çfarë synohet të arrihet me këtë lloj pajisjeje ushtarake.

“Është vendimi i tyre sovran, por duhet të pranoj se nuk e kuptoj çfarë duan të arrijnë me atë lloj armatimi. Ata shpenzojnë shumë dhe dinamika e këtyre shpenzimeve nuk është plotësisht e qartë në buxhetin e tyre,” tha Milanoviq për mediat kroate.

Ai përmendi gjithashtu se Serbia ka blerë sisteme të luftës nga Rusia dhe pajisje të tjera ushtarake nga Kina.

Sipas presidentit kroat, deri diku e kupton që Serbia dëshiron një sistem të fortë mbrojtës për shkak të përvojave historike, por shtoi se vendi po furnizohet edhe me armë sulmuese, gjë që, sipas tij, është shqetësuese.

Milanoviq theksoi se Kroacia është anëtare e NATO dhe e Bashkimit Evropian, ndërsa Serbia mbetet e rrethuar nga vende anëtare të NATO-s.

Ai hodhi poshtë pretendimet për plane sulmi ndaj Serbisë, duke thënë se Kroacia nuk ka një ushtri të tillë.

“Kroacia ka rreth 17 mijë ushtarë, nga të cilët 14 mijë janë me kohë të plotë. Nuk kemi ushtri për të sulmuar,” u shpreh ai.

Milanoviq reagoi edhe ndaj deklaratave të presidentit serb, Vuçiq, i cili kishte pretenduar për një plan të Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë për të sulmuar Serbinë.

“Ju më akuzoni se po planifikoj një sulm ndaj Serbisë. Kjo nuk është mirë ta dëgjosh, përveçse është budallallëk,” tha ai.

Presidenti kroat komentoi gjithashtu edhe letrën që kryeministri kroat Andrej Plenkoviq i kishte dërguar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke thënë se nuk e kupton këtë formë komunikimi publik.

Sipas tij, çështje të tilla të sigurisë duhet të trajtohen në mënyrë më diskrete dhe institucionale, e jo përmes deklaratave publike në media.

The Geopost

Tags: Aleksandar Vuçiq Kroacia Serbia Zoran Milanoviq

Continue Reading

Previous: Pas një viti pa përgjigje, autoritetet serbe, me ndihmën e inteligjencës ruse, pretendojnë se ‘topi sonik nuk ndodhi’
Next: Protestë në Jarinë me këngë nacionaliste dhe mesazhe politike

Vuçiq vazhdon me pretendime për Kosovën: S’kemi qëllim të përdorim armë për “atë që i përket Serbisë” 2 min read
  • Ballkan

Vuçiq vazhdon me pretendime për Kosovën: S’kemi qëllim të përdorim armë për “atë që i përket Serbisë”

The Geopost April 16, 2026
Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë 3 min read
  • Ballkan
  • Siguri

Shqipëria dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, hedhin poshtë pretendimet e Serbisë

The Geopost April 16, 2026
Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së 3 min read
  • Ballkan
  • News

Narrativat ruse dhe ndikimi në Serbi: Mesazhe që nxisin mosbesim ndaj BE-së

The Geopost April 16, 2026
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska 4 min read
  • Ballkan

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin Banjska

The Geopost April 15, 2026
Në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit” 2 min read
  • Ballkan

Në Prishtinë u mbajt konferenca “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”

The Geopost April 15, 2026
Konjufca: Dezinformimi kërcënon stabilitetin demokratik, Kosova përballet me fushata nga Rusia dhe Serbia 2 min read
  • Ballkan

Konjufca: Dezinformimi kërcënon stabilitetin demokratik, Kosova përballet me fushata nga Rusia dhe Serbia

The Geopost April 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.