Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Deputeti serb e quajti Kosovën fqinj, Brnabiq e kundërshton me narrativën zyrtare të Beogradit

The Geopost July 29, 2026 2 min read
Share the news

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka përsëritur qëndrimin zyrtar të Beogradit ndaj Kosovës, duke kundërshtuar publikisht një deputet të opozitës që gjatë një fjalimi iu referua Kosovës si “fqinj”.

Debati u zhvillua në seancën e Kuvendit të Serbisë, pasi deputeti i “Frontit të Gjelbër”, Dobrica Veselinoviq, duke folur për sfidat me të cilat përballet Serbia dhe marrëdhëniet rajonale, përdori termin “fqinjët tanë”, duke përfshirë edhe Kosovën.

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit, Brnabiq reagoi duke theksuar se ky nuk është qëndrimi zyrtar i Kuvendit të Serbisë dhe përsëriti narrativën shtetërore të Beogradit, sipas së cilës Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë.

“Për Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, këta nuk janë fqinjët tanë. Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë. Krahinë Autonome e Kosovës. Ky mund të jetë qëndrimi juaj dhe qartazi është qëndrimi juaj, prandaj nuk ju ndërpreva, por ky nuk është qëndrimi zyrtar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë”, deklaroi Brnabiq.

Reagimi i saj vjen në vazhdën e deklaratave të vazhdueshme të zyrtarëve serbë, të cilët refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, pavarësisht se ajo ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga një numër i madh shtetesh.

Deklarata e Brnabiq nxori në pah edhe dallimet në qasjen ndaj Kosovës brenda skenës politike serbe, pasi deputeti Veselinoviq përdori një terminologji që nënkupton trajtimin e Kosovës si subjekt të veçantë në marrëdhëniet rajonale, ndryshe nga qëndrimi zyrtar i institucioneve të Serbisë.

The GeoPost

Tags: Ana Brnabiq Serbia

Continue Reading

Previous: “Krimi në “Panda” nuk u krye nga shqiptarët”, familjet kujtojnë deklaratat e Vuçiqit dhe kërkojnë zbardhjen e rastit
Next: Raporti preliminar i IKKL-së dokumenton 13,227 viktima si pasojë e luftës në Kosovë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë 2 min read
  • Ballkan

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

The Geopost October 28, 2026
FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë 4 min read
  • Ballkan

FAZ: Programi i Listës Studentore për Kosovën mund të nxisë konflikte dhe ta izolojë Serbinë

The Geopost October 28, 2026
Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun? 9 min read
  • Ballkan

Pas Vuçiqit, çfarë do të thotë qeveria e re në Beograd për Milorad Dodikun?

The Geopost October 28, 2026
Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH

The Geopost October 28, 2026
“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes 3 min read
  • Ballkan

“Kundërgoditja po vjen”: Ish-aktivisti serb paralajmëron për planet e Vuçiqit pas humbjes

The Geopost October 28, 2026
A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore 2 min read
  • Ballkan

A do të bisedojë me Kurtin dhe a do ta ekstradojë Radoiçiqin? Përgjigjet bartësi i Listës Studentore

The Geopost October 28, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.