Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Ballkani Perëndimor drejt “Roam Like at Home” me BE-në – vendimi kalon përmes Këshillit

The Geopost March 4, 2026 2 min read
Share the news

Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën e roaming-ut të Bashkimit Evropian do të varet nga përputhshmëria e plotë me legjislacionin përkatës të BE-së dhe nga gatishmëria e secilit partner për të lidhur marrëveshje dypalëshe me Brukselin.

Kështu ka deklaruar një zëdhënës i Komisioni Evropian për European Western Balkans (EWB), duke dhënë detaje mbi propozimin e fundit të Komisionit drejtuar Këshillit për zgjerimin e zonës së roaming-ut të BE-së në partnerët e rajonit.

“Parakushti për të hyrë në zonën e roaming-ut të BE-së është përputhshmëria me legjislacionin përkatës të BE-së për roaming. Procesi është kompleks dhe afatet kohore do të varen nga gatishmëria e secilit Partner të Ballkanit Perëndimor për të lidhur një marrëveshje dypalëshe me BE-në dhe për të siguruar përputhshmëri të plotë me legjislacionin përkatës”, theksoi zëdhënësi, duke shtuar se Komisioni po e mbështet rajonin gjatë këtij procesi.

Nga ana tjetër, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) kujton rolin e tij në krijimin e regjimit “Roam Like at Home” në Ballkanin Perëndimor, i cili hyri në fuqi më 1 korrik 2021.

Sipas RCC-së, përmes bashkëpunimit të qeverive të rajonit, organeve rregullatore dhe operatorëve të telekomunikacionit, Ballkani Perëndimor u shndërrua në një zonë pa tarifa roaming, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit me tregun e vetëm dixhital të BE-së.

RCC thekson se, në bashkëpunim me partnerët evropianë, u koordinua edhe procesi i uljes graduale të çmimeve të roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, çka ka sjellë tashmë ulje të ndjeshme të kostove për qytetarët dhe bizneset.

Megjithatë, faza e ardhshme – përfshirja e mundshme e ekonomive të rajonit në regjimin “Roam Like at Home” me BE-në – do të duhet të realizohet përmes marrëveshjeve dypalëshe dhe përafrimit me kuadrin ligjor dhe të tregut të BE-së.

Sipas RCC-së, marrëveshjet ekzistuese të stabilizim-asociimit nuk ofrojnë një model të ngjashëm me atë të përdorur për Ukrainën dhe Moldavinë, prandaj përgjegjësia kryesore për këtë proces aktualisht i takon Komisionit Evropian.

RCC përfundon se mbetet një mbështetës i fuqishëm i heqjes së barrierave të roaming-ut dhe i integrimit dixhital të rajonit me Bashkimin Evropian, duke ofruar mbështetje për Komisionin në çështjet që lidhen me koordinimin rajonal.

The Geopost

Tags: Ballkani Perëndimor BE Roaming

Continue Reading

Previous: Rutte: NATO nuk do të lejojë vakum sigurie në Ballkanin Perëndimor, KFOR-i mbetet i fuqishëm në Kosovë
Next: Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar

Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitore historike e studentëve, por qëndrimi ndaj Kosovës dhe Rusisë mbetet shqetësim 5 min read
  • Ballkan

Mediat gjermane dhe zvicerane: Fitore historike e studentëve, por qëndrimi ndaj Kosovës dhe Rusisë mbetet shqetësim

The Geopost October 27, 2026
Kush janë figurat kryesore të Listës Studentore që mposhti Vuçiqin në Serbi dhe kush mund të bëhet kryeministër? 6 min read
  • Ballkan

Kush janë figurat kryesore të Listës Studentore që mposhti Vuçiqin në Serbi dhe kush mund të bëhet kryeministër?

The Geopost October 27, 2026
Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi 2 min read
  • Ballkan

Filipoviq paralajmëron për orientimin e Listës Studentore në Serbi

The Geopost October 27, 2026
Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90 4 min read
  • Ballkan

Kandidati i Listës Studentore për kryeministër: Kosova është pjesë e Serbisë, nuk do të biem dakord me kroatët për vitet ’90

The Geopost October 27, 2026
Përfaqësuesi i Listës Studentore në Serbi mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagime pas deklaratave të tij 3 min read
  • Ballkan

Përfaqësuesi i Listës Studentore në Serbi mohon gjenocidin në Srebrenicë, reagime pas deklaratave të tij

The Geopost October 27, 2026
Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete 2 min read
  • Ballkan

Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e shërbimeve sekrete

The Geopost October 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.