Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Rusia kërkon nga Qeveria e Kosovës lirimin e një rusi dhe dy bjellorusëve të arrestuar

The Geopost March 4, 2026 2 min read
Share the news

Ministria e Jashtme në Moskë po kërkon që të justifikojë ndonjë agresion të mundshëm të Serbisë, duke pretenduar se aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë do të kalojë së shpejti në fazë praktike.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, u shpreh: “Do t’ju kujtoj se një vit më parë, Zagrebi, Tirana dhe Prishtina nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak në fushën e sigurisë. Gjatë asaj kohe, u miratuan një sërë masash të gjera për formimin e një blloku ushtarak nën-rajonal dhe tani po fillon faza praktike”.

Zyrtarja e lartë ruse konfirmoi faktin se Moska i ka monitoruar nga afër lëvizjet ushtarake të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës.

“Ata do të rrisin bashkëpunimin operacional midis ushtrive të tyre, për të blerë së bashku armë, dronë, sisteme mbrojtjeje ajrore, armë antitank dhe shumë më tepër”, u shpreh Zakharova.

Sipas sja, Rusia është e alarmuar nga luftimi i ndikimit dashakeq të vendeve të treta, përfshirë kërcënimet kibernetike, nga treshja në fjalë, por sërish u mor me Kosovën, duke pretenduar se me krijimin e ushtrisë po shkel rezolutën 1244.

“Ndjenja antiserbe e projektit kroato-shqiptar është e dukshme dhe Beogradi me të drejtë po ngre alarmin, duke kuptuar rrezikun e plotë të përhapjes së një komponenti armiqësor të sigurisë në kufijtë e tij”, tha Zakharova.

Zakharova bëri thirrje drejtuar perëndimit që të veprojë përpara se të jetë tepër vonë për të ndaluar garën e armatimeve.

Por ajo nuk ka përmendur në asnjë moment se Serbia është vendi më i armatosur rëndë në Ballkanin Perëndimor dhe se vazhdimisht kërcënon Kosovën me luftë.

Zakharova po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës për të liruar një shtetas rus dhe dy të tjerë nga Bjellorusia që hynë ilegalisht në territorin e saj.

The Geopost

Tags: Kosova Maria Zakharova Rusia

Continue Reading

Previous: Ballkani Perëndimor drejt “Roam Like at Home” me BE-në – vendimi kalon përmes Këshillit
Next: A duhet të shqetësohet Serbia për “aleancën ushtarake” të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës?

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet 6 min read
  • Ballkan

Eksperti gjerman: Serbia mbetet faktori kryesor destabilizues në Ballkan, Vuçiq përdor nacionalizmin për pushtet

The Geopost September 11, 2026
Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit 4 min read
  • Ballkan

Spiunë kundër popullit: BIA në fushatën zgjedhore si instrument i Vuçiqit

The Geopost September 11, 2026
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më 2 min read
  • Ballkan
  • News

Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi – Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më

The Geopost September 11, 2026
Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë 4 min read
  • Ballkan

Togeri i Kosovës, Jevtiq, i përcolli BIA-s dokumente dhe plane operative të Policisë

The Geopost September 10, 2026
Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin 5 min read
  • Ballkan

Ministri i Jashtëm i Bosnjës u shkruan shteteve të OKB-së të sanksionojnë Serbinë për nderimet shtetërore për Mlladiqin

The Geopost September 10, 2026
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri serb 6 min read
  • Ballkan

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri serb

The Geopost September 10, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.