Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Shtabi i Ushtrisë së Serbisë dezinformon për bashkëpunimin ushtarak Kroaci-Shqipëri-Kosovë

The Geopost February 16, 2026 3 min read
Share the news

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë ka pretenduar se takimi i shefave të shtabeve të përgjithshme të Shqipërisë dhe Kroacisë me përfaqësues të Kosovës përbën “një sfidë serioze sigurie të drejtuar kundër Serbisë”.

Deklarata është transmetuar nga media të afërta me pushtetin në Beograd, përfshirë Sputnik Srbija.

Çfarë pretendohet?

Sipas njoftimit të publikuar:

“Aktivitetet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Prishtinës përbëjnë një sfidë sigurie kundër Serbisë”;

Ekziston nevoja për monitorim të shtuar të situatës dhe reagim të Ushtrisë së Serbisë;

Bashkëpunimi trilateral ka dimension politik-sigurie të drejtuar kundër Beogradit.

Çfarë thonë faktet?

1. Përmbajtja e deklaratës së nënshkruar

Deklarata për bashkëpunim, e nënshkruar më 18 mars 2025 në Tiranë, thekson qartë se qëllimi është forcimi i kapaciteteve mbrojtëse, rritja e interoperabilitetit përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, si dhe avancimi i stabilitetit rajonal dhe proceseve euro-atlantike. Në tekst nuk përmendet asnjë shtet si objektiv kërcënimi, as ndonjë plan agresiv kundër Serbisë.

2. Konteksti i NATO-s

Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare të NATO që nga viti 2009. Takimet dhe koordinimi i tyre ushtarak janë pjesë e praktikave të rregullta brenda sistemit të sigurisë kolektive të aleancës dhe nuk përbëjnë zhvillim të jashtëzakonshëm.

Në Kosovë, prej më shumë se dy dekadash është i pranishëm misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, me mandat për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit. Mandati i KFOR-it nuk përfshin përgatitje për operacione sulmuese kundër Serbisë.

3. Raportimet ndërkombëtare

Sipas raportimeve të The Defense Post, bashkëpunimi trilateral synon forcimin e stabilitetit rajonal, përmirësimin e ndërveprueshmërisë mes forcave të armatosura dhe adresimin e sfidave të përbashkëta si kërcënimet hibride dhe siguria kibernetike.

Nuk evidentohet asnjë element që sugjeron krijimin e një aleance ushtarake të drejtuar kundër Serbisë.

4. Qëndrimi i zyrtarëve kroatë

Kryeministri i Kroacisë ka deklaruar publikisht se dokumenti i nënshkruar nuk ka qëllim agresiv apo armiqësor dhe nuk synon krijimin e një blloku ushtarak, por thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e interoperabilitetit.

Reagimi i NATO-s

Ndërsa, NATO i është përgjigjur Serbisë që u ankua për lidhjen ushtarake të Kroacisë e Shqipërisë me Kosovën

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Sheqerinska, në një intervistë për “Beta” theksuar rëndësinë e investimeve në mbrojtje për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, një rajon i cili, sipas saj, ndikohet jo vetëm nga zhvillimet globale gjeopolitike, por edhe nga dialogu politik.

Ajo ka thënë se Kroacia dhe Shqipëria janë aleatë të besueshëm të NATO-s dhe kontribuues të stabilitetit rajonal.

“Shqipëria dhe Kroacia nuk janë vetëm aleatë të besueshëm dhe të vlefshëm brenda Aleancës. Ato janë gjithashtu kontribuese të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin rajonal. Ato janë të pranishme në KFOR, por në përgjithësi janë shumë të përqendruara në mbështetjen e kësaj axhende në rajon”, ka thënë Shekerinska.

Analiza

Pretendimi se takimet dhe deklarata e bashkëpunimit përbëjnë “kërcënim për Serbinë” nuk mbështetet nga përmbajtja e dokumentit të nënshkruar, nga konteksti i angazhimeve brenda NATO-s, apo nga raportimet e mediave ndërkombëtare të specializuara në çështje të mbrojtjes.

Bashkëpunimi i Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës paraqitet në dokumente dhe deklarime zyrtare si nismë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe stabilitetit rajonal, jo si projekt i drejtuar kundër një shteti të caktuar.

Pretendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë është i pabazuar në faktet publike dhe përbën interpretim politik të një marrëveshjeje që, sipas dokumenteve dhe burimeve të pavarura, ka karakter bashkëpunues dhe jo agresiv.

The Geopost

Tags: Kosova Kroacia NATO Serbia

Continue Reading

Previous: Zaharova dezinformon për Rezolutën 1244 dhe pavarësinë e Kosovës – narrativë politike e Kremlinit
Next: Serbia shpërndan dezinformata për pavarësinë e Kosovës

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

The Geopost August 28, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244 4 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244

The Geopost August 18, 2026
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës

The Geopost August 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.