Portali Novosti publikoi një artikull për takimin trilateral Shqipëri-Kosovë-Kroaci mbi bashkëpunimin ushtarak, duke dezinformuar se takimi i përfaqësuesve të ministrive të mbrojtjes të këtyre vendeve ishte i orientuar kundër serbëve.
Si shkruajnë Novosti:
Analizë:
Takimi që po mbahet sot në Shqipëri është vetëm pjesë e implementimit të Deklaratës trilaterale për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, e nënshkruar në vitin 2025 në Tiranë, e cila ka të bëjë me forcimin e bashkëpunimit ushtarak, sigurinë rajonale dhe nuk ka asnjë indikacion që takimi është i orientuar kundër serbëve, siç dezinformon portali Novosti.
Asnjë pjesë e dokumentit nuk përmend që qëllimi i marrëveshjes është i orientuar kundër Serbisë apo ndonjë populli tjetër.
Përkundrazi, mediat e tjera kanë raportuar për takimin pa konstruksione sensacionale, duke theksuar se bëhet fjalë për bashkëpunim të rregullt në fushën e mbrojtjes.
Në tekstin e publikuar të Deklaratës thuhet se Shqipëria dhe Kroacia marrin pjesë në bashkëpunimin trilateral si anëtare të NATO-s, dhe se dokumenti është nënshkruar pikërisht për të kultivuar obligimet e përbashkëta të sigurisë dhe interoperabilitetin.
Marrëveshja midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës është një deklaratë trilaterale për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e fokusuar në ushtrime të përbashkëta, trajnime, interoperabilitetin e ushtrive dhe forcimin e stabilitetit rajonal, ku Shqipëria dhe Kroacia si anëtare të NATO-s, dhe Kosova si partner, bashkëpunojnë pa qëllim për të rrezikuar askënd.

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës