Dezinformata kërkon të dobësojë besimin në institucione, të polarizojë shoqëritë dhe të shfrytëzojë divizonet, dhe Kosova nuk bën përjashtim, ka thënë të martën ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Sipas tij, Kosova mbetet e ndjeshme ndaj manipulimit dhe ndërhyrjes me manipulime dhe dizinformata në çështjet politike dhe të sigurisë.
“Në mbarë Evropën dhe përtej, dezinformata kërkon të dobësojë besimin në institucione, të polarizojë shoqëritë dhe të shfrytëzojë divizonet, dhe Kosova nuk bën përjashtim. Duke u bazuar në gjetjet e hibrid.info dezinformata në gjuhën shqipe shpërndahet më së shumti në rrjete sociale, ndërsa në gjuhën serbe më së shpeshti në media tradicionale me narracione që shpesh barazohen me dezinformatën ruse, specifikisht në çështjet politike dhe të sigurisë. Si rezultat, hapësira e Kosovës mbetet e ndjeshme ndaj manipulimit dhe ndërhyrjes. Kërkimet nga partnerët tanë si ‘BIRN’ dhe ‘Demokraci Plus’ tregojnë se mendimi kritik dhe verifikimi i burimit nuk janë gjëra për të cilat bisedohet sistematikisht në shkolla dhe nuk integrohen në edukimin publik, duke lënë popullin të ekspozuar ndaj manipulimit dhe dezinformatës. Kosova renditet e 40-ta nga 41 shtete te Indeksi Evropian i Edukimit Medial, duke reflektuar vetëdije të dobët të institucioneve në edukimin medial”, ka thënë ai.
Këto deklarata Orav i bëri në Samitin e Paqes dhe Demokracisë në Kosovë me temën “Çrregullim i ri botëror: dezinformim, mosbesim dhe shkatërrimi i normave demokratike”, Orav tha se “dezinformata, polarizimi dhe sulmi i normave demokratike kërcënojnë themelimin e besimit dhe angazhimin qytetar”./The Geopost/

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999