Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), pjesa e Rusisë në tregun global të gazit pritet të bjerë nga 25 për qind dikur në vetëm 10 për qind, ndërsa fitimi nga eksporti i gazit do të bjerë katër herë.
Në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Moska nuk do të jetë në gjendje të kompensojë eksportet e humbura të gazit në Bashkimin Evropian. Sipas analistëve të IEA-s, Rusia, e cila deri në vitin 2021 përbënte afërsisht një të katërtën e tregut global të gazit, nuk do të arrijë më nivelet e saj të mëparshme, por do ta zvogëlojë pjesën e saj në 10 për qind deri në vitin 2035.
Të ardhurat vjetore të Rusisë nga gazi pritet të bien nga 120 miliardë dollarë në vitet 2010 në më pak se 30 miliardë dollarë në vitet 2030, ndërsa prodhimi i gazit në Rusi do të mbetet rreth 680 miliardë metra kub.
Ndërkohë, Rusia po i drejtohet gjithnjë e më shumë Kinës për energjentet, prandaj pritet që gazsjellësi Forca e Siberisë 1, me një kapacitet prej 38 miliardë metra kub, të fillojë të funksionojë me kapacitetin e tij të planifikuar në vitin 2025.
Në gusht, një nga prodhuesit më të mëdhenj rusë të gazit natyror të lëngshëm (LNG) u detyrua të ulte çmimin e lëndëve të para me 30-40 për qind për të inkurajuar blerësit kinezë të blinin nga projekte të gatshme pranë zonës Arktike Ruse./Klix.ba/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan