Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiqi shtyp protestat në Serbi

The Geopost July 3, 2025 3 min read

Euractiv

Share the news

Regjimi i Aleksandër Vuçiqit po vazhdon të shtypë protestat e udhëhequra nga studentët, duke ndaluar disa protestues dhe duke larguar barrikadat e vendosura në rrugë.

Që nga 29 qershori, mijëra protestues kanë bllokuar rrugë dhe kryqëzime në qytetet kryesore – përfshirë Beogradin, Novi Sadin dhe Nishin duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar dhe duke bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Policia serbe intensifikoi shtypjen e protestave të udhëhequra nga studentët të martën vonë dhe deri në orët e para të së mërkurës (1-2 korrik), duke ndaluar disa demonstrues dhe duke hequr bllokadat rrugore ndërsa një valë mosbindjeje civile hyri në ditën e saj të pestë.

Trazirat vijnë pas disa muaj pakënaqësish në rast meswwme qeverinë, e cila rezultoi në një tjetër tubim masiv më 28 qershor – Vidovdan, një festë kombëtare dhe fetare serbe – kur rreth 140,000 njerëz u mblodhën në Beograd.

Tensionet u përshkallëzuan atë mbrëmje kur protestuesit u përpoqën t’i afroheshin presidencës, ku ishte ngritur një kamp pro-qeveritar. Policia u përgjigj me shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese. Përleshjet që rezultuan lanë dhjetëra të plagosur, përfshirë oficerë policie, dhe çuan në arrestimin e 77 protestuesve.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale këtë javë tregojnë policinë duke thyer me forcë bllokadat rrugore. Në një klip të shpërndarë gjerësisht nga 1 korriku në lagjen Konjarnik të Beogradit, oficerët shihen duke ndaluar një burrë dhe duke e zvarritur atë përgjatë rrugës. Organizatorët e protestës pretendojnë se një i ndaluar tjetër është rrahur deri në pavetëdije gjatë paraburgimit dhe më vonë është dërguar në një qendër mjekësore urgjente.

Studentët akuzojnë policinë për përdorim të forcës së tepruar për të shpërndarë bllokadat, të cilat vazhduan deri të mërkurën në Beograd dhe rajone të tjera të vendit.

Ndërsa lëvizja protestuese ka marrë mbështetje të gjerë publike, disa qytetarë kanë shprehur zhgënjim me ndërprerjet, të cilat e kanë vështirësuar jetën e përditshme – veçanërisht gjatë një vale të nxehti, me temperatura që pritet të kalojnë 37°C këtë javë.

Tani që hyn në muajin e nëntë, lëvizja protestuese pasqyron autoritetin dhe popullaritetin në rënie të Partisë Progresive Serbe në pushtet. Fati i Presidentit Aleksandar Vuçiç varet në fije të perit. Edhe pse ai deri më tani ka ndjekur një qasje “prit dhe shiko”, protestat nuk tregojnë shenja të pakësimit.

Thirrja e zgjedhjeve të parakohshme për t’i shpëtuar krizës do të ishte një veprim i rrezikshëm. Taktikat e zgjedhjeve të mëparshme, manipulimi i medias dhe mashtrimet e dyshuara të votuesve mund të mos funksionojnë siç kanë funksionuar në të kaluarën. Në të njëjtën kohë, një goditje e ashpër e ngjashme me ato të vërejtura në pjesë të tjera të Evropës Lindore në dekadat e fundit do ta largonte mbrojtësin kryesor ndërkombëtar të Serbisë – Bashkimin Evropian./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Sulmi i artilerisë ruse shkatërron spitalin e Khersonit, plagos civilë
Next: Lufta e heshtur civile e Serbisë: Një version vetëshkatërrues i nacionalizmit ekstrem serb

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

The Geopost September 21, 2026
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE 2 min read
  • Lajme

Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.