Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Sheshel ia publikon të dhënat personale një gazetari kroat për ta shënjestruar si “agjent të huaj”, dyshohet që i mori nga inteligjenca serbe

The Geopost January 23, 2025 3 min read
Share the news

Në Serbi po zhvillohen protesta të mëdha studentore, të cilat kanë shkaktuar reagime të ashpra nga qeveria e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq. Në një përpjekje për të diskredituar protestat, autoritetet kanë përdorur akuza kundër “armiqve të huaj”, duke i fajësuar ata për nxitjen e trazirave. Një nga objektivat e akuzave të tilla ishte edhe Matej Devçiq, gazetar i portalit kroat të lajmeve Telegram.hr, i cili i angazhuar për të raportuar nga Serbia.

Devçiq u bë viktimë e shënjestrim publik kur Vojislav Sheshel, një kriminel i dënuar lufte, zbuloi të dhënat e tij personale në programin e stacionit televiziv Informer. Kjo përfshinte transmetimin e një imazhi të kartës së identitetit të Devçiqit, së bashku me pretendimet se ai ishte pjesë e një grupi që “trajnonte” drejtuesit e protestës. Gjatë transmetimit, stacioni zbuloi gjithashtu detaje për akomodimin e tij, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e tij.

Këtë rast e vuri në dukje platforma rajonale “SafeJournalists.net”, që tha se “ky incident ka shkaktuar tronditje dhe shqetësim, veçanërisht për shkak të mundësisë që të dhënat personale të gazetarit të jenë marrë dhe ndarë me mediat përmes përfshirjes së policisë apo shërbimeve të inteligjencës serbe, duke vënë në pah edhe më shumë peshën e situatës”.

Vetë gazetari Matej Devçiq, nga portali Telegram – i cili ndërkohë është kthyer në Kroaci – ka shprehur habi për këtë, duke thënë se nuk e di se si ka mundur të dhënat e tij të bien në duart e Sheshelit. Ai dyshon se këtë kanë mundur ta bëjnë “vetëm shërbimet shtetërore, pasi i vetmi vend ku ishte skanuar ai dokument ishte në vendkalimin kufitarë nga ana e Policisë së Serbisë”.
Për këtë rast gjithashtu ka reaguar edhe Bashkimi Evropian qëka kërkuar nga autoritetet në Serbi që ta garantojnë punën e papenguar të gazetarëve dhe t’i hetojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale të tyre.

“Liria e mediave është një gur themel kyç në një shoqëri demokratike dhe e drejtë themelore në BE. Prandaj është edhe element kyç në procesin e integrimit të Serbisë në BE. Është e domosdoshme që gazetarët të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre në një mjedis ku nuk ka asnjë kërcënim apo dhunë, frikësim apo keqtrajtim në mënyrë që të sigurohet qasja e qytetarëve në të gjitha informatat”, thuhet në reagimin e BE-së.

BE-ja theksoi se po i përcjell për së afërmi protestat dhe se Serbia – si vend që synon anëtarësimin në bllok – duhet t’i respektojë të drejtën e shprehjes së lirë të qytetarëve.

Përpos të gazetarëve, disa media proqeveritare në Serbi kanë publikuar edhe të dhënat personale të disa studentëve që i konsiderojnë si “organizatorë të protestave” dhe i akuzojnë se “punojnë për shërbimin sekret të Kroacisë”.

BE-ja tha se çfarëdo qasje e jashtëligjshme në të dhënat personale të qytetarëve, përfshirë gazetarëve, dhe publikimi i të dhënave të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndiqen nga organet kompetente nacionale./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vuçiq takohet me zëvendëskryeministrin kinez, thotë se Kina po e mbështet Serbinë nga “ndërhyrjet e huaja” për të cilat akuzon Perëndimin
Next: Zakharova kërcënon me “përshkallëzim të pakontrolluar të konfliktit” në Ukrainë nëse vendosen paqeruajtës pas një armëpushimi

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.