Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon për Prishtinën dhe Perëndimin se bashkëpunojnë për “kolapsimin e serbëve”

The Geopost March 6, 2024 2 min read
Share the news

“Dramë e re në Kosovë: Një eksperiment i rrezikshëm nga Prishtina dhe Perëndimi – qëllimi është që serbët të çohen në kolaps”, është titulli dezinformues i një artikulli të publikuar të hënën në portalin “Sputnik Srbia”.

Çfarë u tha në tekst?

“Situata po bëhet çdo orë e më e vështirë. Prej një viti kemi ndalim të dërgimit të ushqimeve dhe produkteve ushqimore nga Serbia dhe tani në rend dite janë edhe materialet mjekësore që u nevojiten pacientëve. Këtu është drama e vërtetë. Kështu e përshkruan për Sputnik gjendjen e errët në atë institucion shëndetësor dr. Milan Ivanoviq, shef i departamentit për sëmundje pulmonare të KBC-së në Mitrovicë, e cila u përkeqësua edhe më shumë me heqjen e dinarit. Dhe ai vendim i çmendur i të ashtuquajturës qeveri të Kurtit shkaktoi kaos të përgjithshëm në të cilin më së shumti vuajnë të sëmurët, të moshuarit dhe fëmijët.”

“Kjo gjendje u përkeqësua edhe më shumë me ndalimin e dinarit në Kosovë dhe vendimi i qeverisë  Kurti shkaktoi kaos të përgjithshëm në të cilin më së shumti vuajnë të sëmurët, të moshuarit dhe fëmijët.”

Analizë:

Ky tekst në përgjithësi ka të bëjë me problemet e serbëve në Mitrovicë sa i përket aspektit shëndetësor ku si problem tentohet të paraqitet edhe heqja e dinarit serb në Kosovë, vendim ky i cili u dha më 17 janar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe hyri në fuqi më 01.02.2024.

Nëpërmjet këtij titulli aludohet se Kosova në bashkëpunim me Perëndimin po punojnë për një eksperiment të rrezikshëm në dëm të serbëve që sipas tyre cilësohet si një “dramë e re”, e që nuk është aspak e vërtetë për shkak se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për më tepër, siç po shihet edhe në deklaratë dhe në një pjesë të tekstit, titulli nuk përkon me atë se çfarë është thënë dhe çfarë është shkruar për shkak që nuk ka të bëjë fjalë me asnjë “dramë” dhe eksperiment nga Kosova kundrejt Serbisë.

Pra, duket qartë se ky titull  që në njëfarë forme mund të konsiderohet edhe tendencioz ka pasur për qëllim vetëm tërheqjen e audiencës, me synimin që të ketë lexueshmëri më të madhe.

/G. Venhari, The Geopost

Continue Reading

Previous: Putin vazhdon narrativën e tij të rrejshme: Nuk e nisëm luftën në Donbas
Next: Zakharova propagandon se gjoja NATO dëshiron të konfrontohet me Rusinë

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën 3 min read
  • Fact Checking
  • News

Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën

The Geopost March 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.