Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Putin vazhdon narrativën e tij të rrejshme: Nuk e nisëm luftën në Donbas

The Geopost March 1, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e vendit të tij para elitës ruse. Ai dezinformoi për luftën e tij të nisur në Ukrainë si dhe për luftën e nisur në Donbas më 2014.

 

Çfarë tha Putini?

“Ne nuk e filluam luftën në Donbas por do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund, për të çrrënjosur nazizmin dhe për të mbrojtur sovranitetin tonë dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë”.

Analiza:

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk filloi më 24 shkurt 2022, por në vitin 2014, si me aneksimin e Krimesë ashtu edhe me pushtimin e rajonit lindor të Donbasit të Ukrainës.

Përderisa Kremlini krenohej për aneksimin e gadishullit të Krimesë, për vite me radhë ata u përpoqën të fshihnin përfshirjen  në luftën në Donbas.

Moska në vend të kësaj përhapi narrativën e rreme se grupet “separatiste” të vetorganizuara në Ukrainën lindore ishin përgjegjëse për agresionin, pavarësisht se nuk kishte prova.

Shumë politikanë, ekspertë dhe gazetarë në mbarë botën kanë marrë pjesë në propagandën ruse, duke e cilësuar luftën në Donbas si një luftë civile. Lufta në Donbas nuk mund të quhet një luftë civile, pasi ajo u nxit dhe u koordinua nga Rusia.

Edhe pse Kremlini vazhdimisht e cilësoi luftën si një luftë të brendshme ukrainase, organizatat ndërkombëtare dhe gazetarët kanë gjetur prova të drejtpërdrejta të përfshirjes së Rusisë.

“Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut” tha në një vendim se “zonat në Ukrainën lindore në duart e separatistëve ishin nga 11 maji 2014 dhe deri të paktën më 26 janar 2022, nën juridiksionin e Federatës Ruse”.

Në vitin 2021, Rusia, në dokumentet e gjykatës u kap duke pranuar se kishte vendosur njësi të Forcave të Armatosura Ruse në territoret e okupuara të Ukrainës.

Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesi zbuloi se Ukraina pësoi gjithsej 102 miliardë dollarë humbje nga lufta e Rusisë në Donbas nga 2014 në 2021. Kjo do të thotë se çdo vit, Ukraina po humbte rreth 8% të PBB-së së saj të paraluftës vetëm për shkak të pushtimit të Rusisë të Donbasit.

Të paktën dy milionë njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve dhe thuajse numri I ngjashëm i popullit vazhdoi të jetonte nën pushtimin rus  mes varfërisë.

Mijëra ukrainas u mbajtën peng në territoret e pushtuara nga Rusia dhe të paktën 3,900 civilë dhe 4,200 ushtarë vdiqën në Donbas që nga shkurti i vitit 2021.

Pra, këto fakte hedhin poshtë deklaratën e Putinit në të cilën ai u shpreh se Rusia nuk e filloi luftën në Donbas.

/G. Venhari, The Geopost

Continue Reading

Previous: Dezinformimi i Zakharovës transmetohet në Serbi: NATO veçse është në Ukrainë
Next: Portali serb dezinformon për Prishtinën dhe Perëndimin se bashkëpunojnë për “kolapsimin e serbëve”

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës

The Geopost August 12, 2026
Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Faqja “Stazama Kosmeta” dezinformon duke e devijuar deklaratën e ministrit Sveçla

The Geopost August 11, 2026
“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman

The Geopost August 4, 2026
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës

The Geopost July 31, 2026
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe” 6 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”

The Geopost July 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.