“NATO veçse është në Ukrainë”, është deklarata dezinformuese e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e publikuar të martën në disa medium ruse, dhe e cila u transmetua edhe në Serbi.


Çfarë tha Zakharova?
“Nuk është sekret për askënd që ushtarët e vendeve të NATO-s kanë qenë në Ukrainë për një kohë të gjatë dhe po ndihmojnë në mënyrë aktive ushtrinë ukrainase, ndër të tjera, në përdorimin e armëve të furnizuara në Kiev”, tha Zakharova, duke shtuar se presidenti francez, Emmanuel Macron nuk tha asgjë të re.
Analizë:
Kjo është dezinformatë e vazhdueshme e zëdhënëses së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, për shkak se në Ukrainë luftojnë ushtarët ukrainas dhe nuk ka trupa të NATO-s. Kjo deklaratë dezinformuese e Zakharovës vjen si pasojë e humbjeve të mëdha, të cilat është duke i pësuar ushtria ruse në terren.
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg tha gjithashtu se aleanca ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë, pasi udhëheqës të tjerë të Evropës Qendrore konfirmuan se edhe ata nuk do të ofrojnë ushtarë.
Kremlini, ndërkohë, paralajmëroi se një konflikt i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë do të ishte i pashmangshëm nëse aleanca dërgon trupa luftarake. “Në këtë rast, ne duhet të flasim jo për probabilitetin, por për pashmangshmërinë (të konfliktit),” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
/G. venhari, The Geopost

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën