Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, ka dhënë urdhër që 7000 trupa amerikanë dërgohen në Europë, transmeton Gazeta Metro.
Gazetari i CNN ka bërë të ditur se Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, ka urdhëruar vendosjen e 7 mijë ushtarëve amrikanë në Europë.
“Sekretari i Mbrojtjes Austin ka urdhëruar dislokimin e 7,000 trupa të ushtrisë amerikan në Europë nga SHBA.”, ka bërë të ditur gazetari i CNN, Jim Sciutto.
Breaking: Defense Secretary Austin has ordered the deployment of 7,000 US service-members to Europe from the US.
— Jim Sciutto (@jimsciutto) February 24, 2022
Gjithashtu edhe presidenti amerikan, në një paraqitje para mediave që i është drejtuar botës, tha se Amerika do dërgojë ushtarë amerikanë në Europë.
Biden tha se ai do të autorizonte “vendosjen e forcave tokësore dhe ajrore të stacionuara tashmë në Evropë”, në Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Rumani.
Ai tha gjithashtu se do të autorizonte “kapacitete shtesë të forcave të SHBA” të dërgoheshin në Gjermani si pjesë e përgjigjes së NATO-s, duke përfshirë disa forca që ishin vendosur në gatishmëri disa javë më pare, shkruan CNN./gazetametro.net

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës