Pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionin ushtarak në këtë vend.
Putin dy ditë më parë kishte nënshkruar dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa 48 orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për “pushtimin” ushtarak të Ukrainës.
Perëndimi dënoi presidentin rus për këtë veprim dhe i vendosi sanksione të ashpra duke e paralajmëruar edhe për më shumë dënime.
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se ai është pajtuar me udhëheqësit e e tjerë të G7-së “për të ecur përpara në paketat shkatërruese të sanksioneve dhe masave të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia”.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë shqyrtuar atë që disa e quajnë “opsioni bërthamor” i heqjes së Rusisë nga SWIFT, një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën.
FULL STAMENT: The G7 communiqué on Ukraine-Russia (note at the end comments about oil and gas markets) | #UkraineWar #Ukraine #OOTT pic.twitter.com/yzruXbe1EO
— Javier Blas (@JavierBlas) February 24, 2022
“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, thuhet në deklaratën e G7-së.
Qytetarët rus po vazhdojnë ta kundërshtojnë veprimin e presidentit të tyre Vladimir Putin për ta sulmuar ushtarakisht Ukrainën.
Pamjet qartazi tregojnë frustrimin e rusëve ndaj regjimit të Putinit.
Pushkin Square, maybe less than 1000 meters from Red Square and the Kremlin, is the cite of a significant protest. These people know the risks of challenging the regime. They’re on the street in-spite of major personal costs. pic.twitter.com/bYEfbO91xG
— Alexander S. Vindman 🇺🇸 (@AVindman) February 24, 2022
Siç raporton grupi i pavarur për vëzhgim OVID-info, të paktën 1,500 persona janë arrestuar në disa qytete të Rusisë.
Mediet ndërkombëtare raportojnë për viktima në radhët e ushtrisë dhe civilëve ukrainas.
Ndryshe, Forcat e Armatosura të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar 7 aeroplanë, 4 helikopterë dhe kanë vrarë mbi 100 separatistë rusë. /The Geopost/

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit