Popoviqi, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Lëvizjes Ndërkombëtare “Për Lirinë e Kombeve”, deklaroi se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova.
Në këtë tubim, ku morën pjesë përfaqësues të partive politike dhe organizatave nga 75 vende të botës, zyrtari serb vuri në pah rëndësinë e marrëdhënieve tradicionale me Rusinë dhe partneritetit strategjik me Kinën.
Ai gjithashtu bëri thirrje për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me vendet e BRICS-it, duke e vendosur këtë partneritet në mesin e prioriteteve të politikës së jashtme të Serbisë.
Pjesëmarrja e Popoviqit në këtë aktivitet në Moskë vjen në një kohë kur Serbia po përballet me pritshmëri nga Bashkimi Evropian për përafrimin e politikës së saj të jashtme me qëndrimet e bllokut evropian, veçanërisht në raport me Rusinë.
Deklaratat e tij rikonfirmojnë orientimin e një pjese të udhëheqjes politike serbe drejt Moskës dhe Pekinit, pavarësisht synimit të shpallur të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
The Geopost

Fetoshi: Dëshpërimi ‘paralajmërues’ i Vuçiqit
Stradner ironizon ashpër Vuçiqin: Do ta çmontoja gjithë strukturën e kalbur të inteligjencës serbe dhe do ta ndërtoja nga fillimi
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares
Bajraktari: BE-ja shpesh aplikon standarde të dyfishta ndaj Kosovës, aleati më i besuar mbetet SHBA-ja
Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në
Studentët në Serbi publikojnë programin politik: Kosovën e duan pjesë të Serbisë, kundërshtojnë pavarësinë dhe aspiratat ndërkombëtare