Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares

The Geopost November 17, 2026 2 min read
Share the news

Këshilli i Rregullatorit për Media Elektronike (REM) në Serbi ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj disa televizioneve, përfshirë Informerin, të cilit ia ka ndaluar transmetimin e dy emisioneve përkatësisht për 15 dhe dhjetë ditë. Ndërkaq, televizionit B92 i është ndaluar transmetimi i reklamave për dy ditë, ndërsa Kuririt i është shqiptuar vërejtje.

Sipas vendimeve të marra të hënën, televizionit Informer i është ndaluar transmetimi i emisionit “Info Jutro” për 15 ditë dhe i emisionit “Srpski Dnevnik” për dhjetë ditë. Përveç kësaj, këtij televizioni i është ndaluar edhe reklamimi për shtatë ditë.

Masat janë shqiptuar pas shqyrtimit të disa ankesave lidhur me raportimin mediatik, përmbajtjen politike të emisioneve dhe shkeljen e heshtjes zgjedhore.

Ndërkohë, mbledhja e REM-it është përcjellë edhe me incidente para zyrave të këtij institucioni në qendër të Beogradit.

Policia serbe ka arrestuar një 16-vjeçar, i dyshuar se ka sulmuar me thikë disa qytetarë gjatë një tubimi të paregjistruar, i cili po mbahej në kohën kur anëtarët e Këshillit të REM-it po zhvillonin mbledhjen.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, ndaj të miturit do të paraqitet kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të sjelljes së dhunshme.

Po ashtu, gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin për thirrje fyese dhe kërcënuese ndaj gazetares dhe kryeredaktores së televizionit Insajder, Brankica Stanković.

Incidenti ndaj gazetares ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Partizanit dhe Maccabi Tel Aviv.

The Geopost

Continue Reading

Previous: Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin
Next: Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik

Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik

The Geopost November 17, 2026
Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin 10 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin

The Geopost November 14, 2026
“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

The Geopost November 5, 2026
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.