Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq akuzon edhe bullgarët për “revolucionin me ngjyra”

The Geopost August 6, 2025 2 min read
Share the news

As Bullgaria nuk i ka shpëtuar propagandës së regjimit të presidentit të Serbisë, Alekaandër Vuçiq. Së fundmi Beogradi është marrë me studiues dhe diplomatë bullgarë të cilët në një film që është transmetuar në Bullgari, paraqiten të jenë pjesë e një rrjeti të fuqishëm spiunazhi që “merr pjesë në organizimin e një ‘revolucioni me ngjyra’”.

Në episodin e parë të titulluar “Komploti Universitar”, Bullgaria përmendet e para si shtet që merr pjesë në “shkatërrimin institucional dhe dehumanizimin” e Aleksandër Vuçiqit. Në shënjestër është vënë rektori i Universitetit të Beogradit, Vladan Gjokiq, i cili përshkruhet me terma poshtërues, shkruan BGNES.

Në filmin që paraqitet gjoja si investigativ, Gjokiq konsiderohet si lideri kryesor i protestave kundër regjimit të Vuçiqit, që nisën pas vdekjes së 16 personave në Novi Sad nga shembja e stacionit hekurudhor.

Derisa vetë Vuçiq e ka quajtur rektorin “terrorist”, në film atij i mveshen epitete të tilla si “hipokrit, tradhtar dhe agjent i huaj”.

Filmi synon të lidhë Universitetin e Nishit me “spiunët bullgarë”, duke e paraqitur profesoreshën Natalia Jovanoviq (ish-rektore e Fakultetit të Filozofisë) si “drejtuese operative e një celule spiunazhi”.

Filmi përmend edhe profesorë të tjerë që akuzohen për bashkëpunim me gjoja spiunët bullgarë.

Diplomatët bullgarë akuzohen për organizimin e një rrjeti të thellë spiunazhi dhe nënvizohet se vetë Jovanoviq “ka ngulur thikën pas shpinës së Serbisë”. Akuzave të tilla nuk iu ka shpëtuar as  konsulli aktual bullgar, Dimitar Canov.

Pas këtyre akuzave kundër Bullgarisë, portali bullgar ka paralajmëruar mobilizim të Serbisë edhe kundër misioneve diplomatike dhe shërbimeve të Kroacisë, Britanisë, Gjermanisë dhe SHBA-së, për të cilat pretendohet se bashkëpunojnë me “tradhtarë dhe agjentë vendorë”.

 

https://www.segabg.com/

Continue Reading

Previous: Si mund të ndikojë hetimi i korrupsionit të mundshëm në projektet infrastrukturore serbo-kineze?
Next: Zelensky falënderon Trumpin për bisedimet “produktive” para se të skadojë armëpushimi

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.