
KFOR ka publikuar disa pamje në të cilat shihen ushtarët e tyre duke patrulluar pranë vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ata e kanë bërë këtë përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Këta ushtarë të ushtrisë amerikane, i përkasin njësisë së “Alfa Troop”, Skuadroni i 1-rë.
Sipas njoftimit, patrullimi në këtë pjesë është bërë me qëllim të mbledhjes së informacioneve, në mënyrë që komandantët e Komandës Rajonale të KFOR-it në Lindje të marrin vendime dhe të planifikojnë misionet e ardhshme.
The Geopost