Udhëheqësit separatistë të mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore të prekur nga konflikti kanë njoftuar se do të evakuojnë civilët për në Rusi pasi frika për një përshkallëzim të madh të luftimeve po rritet.
Njoftimi i së premtes nga krerët e Republikës Popullore të vetëshpallur të Luhanskut (LPR) dhe Republikës Popullore të Donetskut (DPR) erdhi pasi rebelët dhe qeveria e Ukrainës shkëmbyen akuza të reja për bombardime dhe shkelje të tjera të armëpushimit në rajonin e Donbasit.

Ndërkohë, fuqitë perëndimore po vazhdojnë të shprehin alarmin për grumbullimin e më shumë se 100,000 trupave nga Moska rreth kufijve të Ukrainës, shkruan Al Jazeera.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj paralajmëruan se është e mundshme që Rusia po përpiqet që të fabrikojë një pretekst për të pushtuar Ukrainën, duke ndezur qëllimisht konfliktin në Donbas.
Locals in Donetsk are sharing photos of the long lines at ATMs around town after the evacuation orders + sirens started sounding
(see: https://t.co/ybRCF3DTiS) pic.twitter.com/Vg6XcqiZiJ— Aric Toler (@AricToler) February 18, 2022

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999