Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Trump: Izraeli dhe Irani u pajtuan për armëpushim

The Geopost June 24, 2025 2 min read
Share the news

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Izraeli dhe Irani janë pajtuar për një armëpushim “të kompletuar”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump ka thënë se armëpushimi do të nisë “përafërsisht gjashtë orë prej tani”, pasi secili shtet t’i ketë kryer operacionet ushtarake.

Në njoftimin e Trumpit janë përmendur disa afate kohore për dhënie fund të armiqësive, por që “brenda 24 orësh” lufta zyrtarisht do të ketë përfunduar.

Postimi i Trumpit është bërë në mesnatë – sipas orës lokale të Kosovës.

Izraeli dhe Irani nuk e kanë komentuar ende armëpushimin.

Presidenti e ka quajtur konfliktin mes dy vendeve si “Lufta 12-ditore”.

“Kjo është luftë që do të mund të vazhdonte për vite dhe do të shkatërronte Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi dhe nuk do të ndodhë kurrë ashtu”, ka thënë Trump mes tjerash në postimin e tij.

Më herët, Trump ka thënë se do ta inkurajonte Izraelin që të drejtohej kah paqja, pasi e ka konsideruar sulmin e Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar si “shumë të dobët”, dhe e ka falënderuar Teheranin për njoftimin paraprak.

Presidenti amerikan ka thënë se askush nuk është lënduar në sulm dhe dëmet janë krejt të vogla.

Katari ka thënë se raketat janë rrëzuar dhe se situata është stabile.

Ekspertët e kanë përshkruar sulmin si tejet simbolik – të kalibruar për të dërguar mesazh vendosmërie, por edhe për të shmangur një konflikt më të gjerë dhe shkatërrues.

Situata në Lindje të Mesme është e tensionuar prej sulmit të befasishëm të Izraelit në qendra bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor. Izraeli konsideron se Iraninuk mund të ketë armë bërthamore sepse ia rrezikon ekzistencën, ndonëse Teherani pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime paqësore.

Irani është hakmarrë me sulme raketore në Izrael dhe në shkëmbim e sipër të raketave janë vrarë dhe plagosur banorë të të dyja shteteve./rferl/

Continue Reading

Previous: Irani shënjestroi bazat amerikane në Katar dhe Irak, nuk raportohet për viktima – Trump takim në Dhomën e Situatave
Next: Vuçiq në krah të Iranit: ShBA shkeli të drejtën ndërkombëtare

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.