Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • Lajme

Top propagandat ruso-serbe gjatë javës që lamë pas

The Geopost February 19, 2024 3 min read
Share the news

Serbia edhe gjatë javës që lamë pas vijoi linjën e propagandës ruse. Këtë herë ishte ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, që në mediumin serb Tanjug, tha se nuk i beson kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se është shtyrë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, për tre muaj.

Derisa vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ka për qëllim të luftojë krimin financiar duke përjashtuar në këtë rast të gjitha valutat tjera përveç euros, në Serbi është proklamuar e kundërta. Vetë Gjuriq, më 12 shkurt deklaroi rrejshëm se si rezultat i vendimit të mëparshëm të BQK-së, “shkollat dhe spitalet në vendbanimet serbe nuk po mund të funksionojnë”.

Ai dezinformoi pasi Banka Qendrore e Kosovës ka shtyrë vendimin për tre muaj dhe ka marrë një sërë masash lehtësuese për komunitetin serb gjatë fazës së tranzicionit. Me fillimin e zbatimit të rregullores së re të e saj, BQK kishte deklaruar se ajo nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara dhe se nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo-bankare, por që janë të licencuara nga ajo.

Ndërsa “Eksodi për në Perëndim: 54 nxënës kanë lënë vetëm një shkollë në Ferizaj pas liberalizimit të vizave”, ishte titulli i një artikulli të publikuar më 12.02.2024 ne RT Balkan. Me këtë titull ‘clickbait’, ky medium mundohet ta bëjnë lajmin e  vet sa më propagandues, duke vazhduar narrativën e migrimit dhe spastrimit etnik, por tani duke u marrë edhe me komunat shqiptare.

Artikulli në fjalë është marrë në një shkrim të Demokracia edhe Radio Televizioni i Kosovës (RTK) me titullin që ekzagjeron shkrimin sepse nuk ka migrim masiv siç paraqitet në këtë portal.

Gjatë javës që lamë pas Kisha Ortodokse Serbe shtrembëroi faktet dhe propagandoi në kanalet ruse pro Kremlinit.  Ishte peshkopi Teodosi, i cili tha se gjoja “populli serb në Kosovë është i kërcënuar me zhdukje”, deklaratë që u publikua nga agjencia ruse RIA Novost në një tekst të titulluar “Serbët nga Kosova rrezikohen me zhdukje”.

“Ne që jetojmë sot në atë territor jemi në një situatë ku shumë po largohen nga ne, shumë miq, shumë njerëz, kur retë e errëta varen mbi ne dhe kur njerëzit kanë frikë, kur kërcënohen nga të gjitha anët, por më e madhja – me të cilën do të zhdukemi nga territori, të largohen nga shtëpitë e tyre”, pretendoi ipeshkvi Teodosije.

Ai iu drejtua kështu besimtarëve të mbledhur së fundmi në Manastirin e Draganacit, porse një gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi që serbët nga Kosova nuk kërcënohen në asnjë mënyrë nga vendimi i BQK-së për futjen e euros si mjet i vetëm i pagesës, e as informacioni i Beogradit se gjoja 14% të serbëve u larguan nga Kosova brenda një viti./G. Venhari-The Geopost/

Continue Reading

Previous: Rusia ka sinjalizuar se gara e armëve hapësinore ka filluar – me rreziqe të mëdha
Next: BE-ja duhet të mbështesë Ukrainën dhe të përgatitet për një konfrontim të gjatë me Rusinë – Borrell

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë 4 min read
  • Lajme

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë

The Geopost October 12, 2025
Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq 3 min read
  • Lajme

Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq

The Geopost October 11, 2025
Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë 8 min read
  • Lajme

Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

The Geopost October 11, 2025
Rusia bllokon të internetin dhe mesazhet me tekst për klientët evropianë të roaming-ut 2 min read
  • Lajme

Rusia bllokon të internetin dhe mesazhet me tekst për klientët evropianë të roaming-ut

The Geopost October 11, 2025
Terras: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës e papranueshme 1 min read
  • Lajme

Terras: Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale të Kosovës e papranueshme

The Geopost October 11, 2025
Zyra e Tsikhanouskayas në Vilnius vazhdon të funksionojë pavarësisht sigurisë së reduktuar. 2 min read
  • Lajme

Zyra e Tsikhanouskayas në Vilnius vazhdon të funksionojë pavarësisht sigurisë së reduktuar.

The Geopost October 11, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.