Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Të enjten mbahet “Samiti ballkanik për dezinformim”

The Geopost February 20, 2024 2 min read
Share the news

“The Geopost” të enjten do të jetë nikoqir i “Samitit ballkanik për dezinformimin”. Njohës të kësaj fushe nga vende të ndryshme të botës do të mblidhen më 22 shkurt në Prishtinë, për të diskutuar për dezinformimin, luftën në Ukrainë, Inteligjencën Artificiale (AI), mediat, influencën e Kinës në Lindje të Mesme etj.

Në kuadër të këtij samiti, për komunikimin strategjik të Kosovës para të pranishmëve do të flasë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ndërkaq në panelin e parë për dezinformimin në Evropë do të flasin: Jashna Jelisie, Jakub Kalensky, Jana Kazas, Vladimir Sazonov dhe Dietmar  Pichler.

Për agresionin ushtarak rus në luftën në Ukrainë do të flasin gazetaret ukrainase Lydmila Makey, Tatyana Synelnyk, si dhe historiani ukrainas, Vladislav Havrylov.

E nga Amerika për dezinformimin në media sociale do të tregojë Jason Steinhauer.

Vëmendje e posaçme në këtë samit do t’i kushtohet edhe dezinformimit në Ballkan dhe influencës ruse, tema të cilat do t’i shtjellojnë panelistët: Milan Jovanovic nga Mali i Zi, Boris Varga nga Serbia, Rosana Aleksoska nga Maqedonia Veriore, Gerta Zaimi nga Shqipëria. Ljubomir Filipoviq nga Mali i Zi dhe Darko Brkan nga Bosnja e Hercegovina.

Dezinformimi në Lindje të Mesme dhe influenca kineze është po ashtu në fokus të Samitit ballkanik për dezinformimin, për çka do të flasin: Ruslan Trad nga Bullgaria, Nicos Panagiotou nga Greqia, Ana Krstinovska nga Maqedonia e Veriut dhe Gil   Hoffman nga Izraeli.

Po ashtu, në kuadër të Samitit për dezinformimin në Ballkan do të flasin edhe profesorët amerikanë Janet Johnson e Michael Beam.

 

Continue Reading

Previous: Milovan Drecun dezinformon për FSK-në: Kurti po e dërgon në veri
Next: Ballkani nuk është fokusi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot 5 min read
  • Lajme

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot

The Geopost October 13, 2025
Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus 2 min read
  • Lajme

Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus

The Geopost October 13, 2025
Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët

The Geopost October 13, 2025
Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi 4 min read
  • Lajme

Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi

The Geopost October 13, 2025
Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë 4 min read
  • Lajme

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë

The Geopost October 12, 2025
Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq 3 min read
  • Lajme

Serbia me narrativë kundër Kosovës dhe Turqisë për dronët turq

The Geopost October 11, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.