Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe nëntë janë plagosur në një sulm terrorist me armë të martën mbrëma në qytezën Jaffa, në pjesën qendrore të Izraelit, sipas një deklarate të policisë izraelite. Mediat izraelite patën njoftuar më herët për tetë viktima.
Sipas ekipeve të emergjencave, të paktën katër nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.
Sulmi ndodhi në afërsi të stacionit të trenit në këtë qytet dhe i parapriu sulmit me raketa nga Irani.
Sipas të përditshmes “Jerusalem Post”, dy persona të armatosur u panë të dilnin nga treni dhe rrjedhimisht u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë.
Nuk pati ndonjë deklaratë të menjëhershme për marrjen e përgjegjësisë për sulmin, por ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich tha se autorët ishin palestinezë nga qyteti Hebron, i Bregut Perëndimor.
Në një deklaratë të policisë thuhet se rreziku ishte neutralizuar dhe situata në Jaffa ishte vënë në kontroll. Policia tha se janë njoftuar ndërkohë edhe familjet e viktimave./Zëri i Amerikës/

Azerbajxhani proteston ndaj Rusisë pasi ambasada në Kiev u dëmtua nga sulmi me raketa ruse
Japonia i kërkon Kinës të zvogëlojë reagimin në debatin për Tajvanin
Kallas konfirmon se BE po punon për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë
Gjermania miraton planin e ri të shërbimit ushtarak për të rritur numrin e trupave
Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi
Rruga e Ballkanit Perëndimor – Rrugë e re për migrantët kinezë drejt perëndimit