Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Smith: Rusia po i përdorë metodat klasike për destabilizim në Ballkan

The Geopost April 3, 2024 2 min read
Share the news

Ambasadorja amerikane në NATO, Julienne Smith ka tërhequr vërejtjen se Rusia po i përdorë metodat klasike me qëllim të destabilizimit të rrethanave në Ballkanin Perëndimor.

Ajo i cilësoi “taktika klasike” të Moskës zyrtare veprimet që po bëhen në rajon e që kanë për qëllim destabilizimin.

“Ky (destabilizImi) është qëllimi përfundimtar dhe Rusia përdor një listë klasike instrumentesh për ta bërë këtë. Një nga mjetet e preferuara është përdorimi i dezinformatave, të cilin ajo i përdorë në tërë rajonin për të ndarë shoqëritë nga brenda, për të ndarë Evropën nga brenda si dhe për të ndarë Shtetet e Bashkuara nga aleatët evropianë dhe miqtë tanë në Ballkani Perëndimor”, deklaroi ambasadorja Smith në një konferencë virtuele me gazetarë.

Dezinformimi sipas saj është një lojë klasike e Kremlinit ndërsa ajo përmendi edhe sulmet qëllimkeqe kibernetike ndër metodat që i përdorë regjimi i Moskës.

Julienne Smith konfirmoi se aleanca veriatlantike e bën pikërisht të kundërtën dhe angazhohet në stabilizimin e rajonit.

Ambasadorja amerikane foli para gazetarëve në prag të takimit ministror të NATO-s. Shefat e diplomacive të shteteve anëtare do mblidhen më 3 dhe 4 prill në selinë e aleancës në Bruksel.

Data e takimit përket me përvjetorin e 75 të themelimit të organizatës më të madhe ushtarake në botë. Në këtë takim Suedia, anëtarja me e re e aleancës do merr pjesë për herë të parë si anëtare fuqiplotë./RTK/

Continue Reading

Previous: Rusia zgjat paraburgimin e gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva
Next: Ambasadorja amerikane në NATO përmend përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin

Sulmi preciz i MiG-29 ukrainas godet objektet ruse 3 min read
  • Lajme

Sulmi preciz i MiG-29 ukrainas godet objektet ruse

The Geopost June 14, 2025
Çfarë duhet ditur rreth programit bërthamor të Iranit 3 min read
  • Lajme

Çfarë duhet ditur rreth programit bërthamor të Iranit

The Geopost June 14, 2025
MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta 1 min read
  • Lajme

MPJD kosovarëve në Izrael: Shmangni lëvizjet, qëndroni në vende të sigurta

The Geopost June 13, 2025
Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit, ndërsa rajoni përgatitet për pasojat 2 min read
  • Lajme

Izraeli sulmon centralet bërthamore të Iranit, ndërsa rajoni përgatitet për pasojat

The Geopost June 13, 2025
Zelensky thotë se sanksionet shtesë mund ta “detyrojnë Putinin të kërkojë paqe”, ndërsa Rusia sulmon përsëri Kharkivin 5 min read
  • Lajme

Zelensky thotë se sanksionet shtesë mund ta “detyrojnë Putinin të kërkojë paqe”, ndërsa Rusia sulmon përsëri Kharkivin

The Geopost June 13, 2025
Përballje midis superfuqive në Beograd: Rasti i arrestimit të “Agjentit Jack” kinez dhe  dhe bashkëpunëtorit britanik 21 min read
  • Lajme

Përballje midis superfuqive në Beograd: Rasti i arrestimit të “Agjentit Jack” kinez dhe  dhe bashkëpunëtorit britanik

The Geopost June 13, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.