Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia intensifikon lidhjet me Iranin, shtetin e sanksionuar nga SHBA

The Geopost July 25, 2023 2 min read
Share the news

Serbia ka intensifikuar lidhjet me shtetin që është i sanksionuar nga SHBA, Iranin.
Pasi Serbia dhe Irani u takuan për të forcuar lidhjet ushtarake vitin e kaluar, prapë këtë vit ka pasur një takim të krerëve të këtyre shteteve për të vendosur për bashkëpunime në shumë fusha.

Kryetari i parlamentit serb, Vladimir Orliq, ka shkuar në Teheran për t’u takuar me homologun e tij iranian, Mohammad Baqer Kalibaf, për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Ata kanë diskutuar lidhjet parlamentare, bashkëpunimin ekonomik dhe çështjet me interes të përbashkët, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA. Ata ranë dakord për të përgatitur terrenin për bashkëpunim të zgjeruar.
Qalibaf renditi sektorët e naftës, petrokimisë dhe turizmit ndër fushat për bashkëpunim më të fortë.

“Për të arritur një rritje të trefishtë të vlerës së tregtisë dypalëshe deri në vitin 2027, grupet parlamentare të miqësisë të dy vendeve duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre dhe të ndihmojnë në aktivizimin e mëtejshëm të sektorit privat iranian dhe serb”, tha ministri iranian.

Ministri iranian tha se Serbia është përgatitur të përmirësojë marrëdhëniet me Iranin në sektorët ekonomikë, industrialë dhe bujqësorë dhe se beson se ka mundësi të shumta.
Orliq tha se shifra e tregtisë dypalëshe do të arrijë në 150 milionë euro në vitin e ardhshëm me zbatimin e një sërë projektesh të përbashkëta.

Përveç Orliq, në Teheran ka shkuar edhe ministrja serbe e mirëqenies familjare, e cila shkroi dje se kishte një takim me ministrin iranian të arsimit.

Aktivitetet e shtuara mes Serbisë dhe Iranit vijnë pas dëshirës së shprehur të Vuçiqit për të blerë armë nga Irani. Ai më parë pati folur me ton të ashpër kundër SHBA-së e BE-së, duke thënë se Serbia do të vazhdojë të armatoset me armë nga Rusia e Kina e nga vende të ndryshme.

“Nëse dikush mendon se ne duhet t’i kërkojmë SHBA-së ose BE-së të vendosin për armët tona, le ta shfuqizojmë shtetin tonë,” kishte thënë më herët Vuçiq.

Në nëntor të vitit 2018, Shtetet e Bashkuara rivendosën zyrtarisht të gjitha sanksionet kundër Iranit që ishin hequr përpara se Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin nga JCPOA.

Irani është kthyer edhe në shqetësim ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, sidomos ndaj grave./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Takime Tinder, kafe me miqtë, detajet e kartës së kreditit – çfarë mund të zbulojë softueri MPB-së së Serbisë për ju
Next: Vuçiq i paguan 720 mijë dollarë në vit firmës amerikane Karv për të bindur senatorët se nuk është diktator, i korruptuar, agjent i Putinit: Zbulon avokati nga Beogradi Čedomir Stojković

Vatanka: Irani i Khameneit është një ‘anije që po fundoset’ 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Vatanka: Irani i Khameneit është një ‘anije që po fundoset’

The Geopost January 20, 2026
Profilet e rreme në aksion të organizuar në Serbi, sulmojnë zërat që kritikojnë regjimin e Vuçiqit – Mbyllen instagramet e disa mediave të lira 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Profilet e rreme në aksion të organizuar në Serbi, sulmojnë zërat që kritikojnë regjimin e Vuçiqit – Mbyllen instagramet e disa mediave të lira

The Geopost January 20, 2026
“Rënia e flamurit”: Kupyansk, beteja që rrëzon narrativën e Kremlinit 5 min read
  • Botë
  • Lajme

“Rënia e flamurit”: Kupyansk, beteja që rrëzon narrativën e Kremlinit

The Geopost January 20, 2026
Dosje dhe dëshmi: Si lidhet Vuçiqi me krimet e luftës në Sarajevë? 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dosje dhe dëshmi: Si lidhet Vuçiqi me krimet e luftës në Sarajevë?

The Geopost January 19, 2026
Kush është pjesë e ‘Bordit të Paqes’ të Trumpit për Gazën? 9 min read
  • Lajme

Kush është pjesë e ‘Bordit të Paqes’ të Trumpit për Gazën?

The Geopost January 19, 2026
Policia serbe përdori fondet e BE-së për të blerë teknologji nga një kompani ruse e sanksionuar 10 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Policia serbe përdori fondet e BE-së për të blerë teknologji nga një kompani ruse e sanksionuar

The Geopost January 18, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.