Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq i paguan 720 mijë dollarë në vit firmës amerikane Karv për të bindur senatorët se nuk është diktator, i korruptuar, agjent i Putinit: Zbulon avokati nga Beogradi Čedomir Stojković

The Geopost July 26, 2023 2 min read
Share the news

Marko Gjuriq, ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, nënshkroi një kontratë me vlerë 60,000 dollarë në muaj për të reklamuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç, njoftoi në llogarinë e tij në Twitter avokati nga Beogradi Čedomir Stojković, i cili është presidenti i Oktobar Group, e cila lufton kundër ndikimit rus në Serbi. Ai sqaron se për shkak të kësaj ‘reklame’ të Vuçiqit në Amerikë, Gjuriq e ka regjistruar Serbinë si agjent të huaj në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së. Stojkoviq ka publikuar edhe dokumente për të mbështetur këto pretendime.

Kur 60,000 dollarë në muaj shumëzohen me 12 muaj, llogaritja tregon se Vuçiq shpenzon 720,000 dollarë në vit nga paratë e qytetarëve serbë në kompaninë amerikane Karv – në mënyrë që, siç thotë Stojkoviç, të bindë senatorët amerikanë për gënjeshtrat e mëposhtme: se ai nuk është diktator; se ai nuk e krijoi Belivuk (Veljko Belivuk, i njohur më mirë si Velja Nevolja, lideri i bandës kriminale “Principi” dhe një narkobos që vriste njerëz në mulli mishi, gjë që Stojkoviq e krahason me skenat e filmit “Kingsman 2”; se ai nuk është i korruptuar; se ai nuk është agjent i Vladimir Putinit dhe ekzekutues i urdhrave të Kremlinit; se ai dëshiron paqen në Ballkan dhe po përpiqet ta arrijë atë dhe se populli i Serbisë e do atë.

“Me keqpërdorimin e parave tona, Aleksandar Vuçiq ka vite që reklamohet në Amerikë dhe në vende të tjera, duke mos lejuar në të njëjtën kohë çdo financim të grupeve politike që e kundërshtojnë”, thekson avokati.

Stojkoviq ka bërë të ditur se do t’i dërgojë një letër Karvit duke i informuar se paratë që kompania po ua merr qytetarëve të Serbisë janë para të korruptuara dhe të vjedhura, pa vullnetin e qytetarëve dhe dijeninë e institucioneve demokratike.

“Nëse kjo praktikë vazhdon, ne do të gjejmë një mënyrë për të informuar publikun amerikan se Karv po promovon diktatorë dhe një regjim që është vërtetuar se krijon kartele droge në Evropë, prandaj Aleksandar Vulin, drejtori i Agjencisë Serbe të Inteligjencës (BIA), është nën sanksione nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së”, tha Stojkoviq./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Serbia intensifikon lidhjet me Iranin, shtetin e sanksionuar nga SHBA
Next: Serbia ia refuzon lejen e qëndrimit një tjetër kritikut të Putinit, mund të burgoset në Rusi

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.