
Se armatosja e Serbisë është një nga synimet e Rusisë tregohet edhe nga takimi i fundit të ambasadorit të Federatës ruse Aleksandar Bocan-Harchenko me të parin e ushtrisë serbe Nebojsa Stefanoviq.
Sipas njoftimit të ministrisë serbe të Mbrojtjes, ky takim është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet vendeve.
Ky nuk është një takim i zakonshëm, pasi që deri më tani ambasadori rus është përzier në çështjet e brendshme të Serbisë.
Pas vendosjes së reciprocitetit me targa, gjatë bllokadës në veri të Kosovës në shtator të 2021-së, Bocan-Harchenko së bashku me Stefanoviqin kishin vizituar trupat ushtarake të Serbisë që gjenden në Rudnicë.
Kjo vizitë e Bocan-Harchenkos kishte alarmuar shumë zyrtarë nga Kosova dhe rajoni.