Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, Kevin Hamilton, ka deklaruar se aleanca veri-atlantike po vëren përpjekje të aktorëve të jashtëm, veçanërisht Rusisë, për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit përmes dezinformimit dhe operacioneve hibride.
Gjatë një takimi me gazetarë në Prishtinë, Hamilton u pyet nëse NATO sheh tentativa për destabilizim në Ballkanin Perëndimor përmes fushatave të dezinformimit dhe sulmeve hibride.
“Shkurtimisht, po, fatkeqësisht. Ne shohim aktorë të jashtëm, dhe do ta përmend kryesisht Rusinë, të përfshirë në fushata dezinformimi dhe aktivitete hibride, jo vetëm këtu në Ballkanin Perëndimor, por edhe në mbarë botën”, deklaroi ai.
Hamilton theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për kërcënimet kibernetike dhe manipulimin përmes dezinformimit.
Sipas tij, shoqëritë duhet të ndërtojnë rezistencë ndaj sulmeve hibride, duke përfshirë njohjen e sulmeve “phishing”, sulmeve kibernetike dhe përmbajtjeve dezinformuese që synojnë destabilizimin e institucioneve dhe shoqërisë.
“Duhet të ekzistojë një lloj doktrine e rezistencës së gjithë shoqërisë – që qytetarët të kenë njohuri për sigurinë kibernetike dhe ta njohin dezinformimin për atë që është”, tha Hamilton.
Ai bëri të ditur se NATO po bashkëpunon me Kosovën për forcimin e kapaciteteve dhe rezistencës ndaj kërcënimeve hibride.
“NATO po punon me Kosovën për të ndërtuar këtë rezistencë dhe kjo është diçka që do të vazhdojmë ta bëjmë në të gjithë rajonin dhe më gjerë”, deklaroi Hamilton.

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!
Bosnje dhe Hercegovina pas zgjedhjeve: Mes Rusisë dhe Perëndimit
Ish-ministri gjerman për deklaratën e Daçiç-it: Kjo rrugë çon drejt luftës, jo BE-së
Studentët në protestë në Nish, Demokratët Evropianë: Vuçiqi po ndjek gjurmët e Orbanit