Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rusia ndërmerr sulme ndaj Odesës, në përgjigje të goditjes ndaj urës në Krime

The Geopost July 18, 2023 2 min read
Share the news

Forcat ukrainase rrëzuan 25 dronë dhe gjashtë raketa të përdorura nga Rusia për të sulmuar portin e Odesës të martën, thanë autoritetet në Kiev.

Sulmet ndodhën një ditë pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja që mundësonte eksportin e drithit ukrainas nga ky qytet në breg të Detit të Zi.

Forcat ruse fillimisht u përpoqën të paralizonin mbrojtjen ajrore të Ukrainës me dronë dhe më pas vunë në shënjestër Odesën me gjashtë raketa “Kalibr”, tha Komanda Jugore e ushtrisë ukrainase.

Të gjashtë raketat dhe 25 dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore në rajonin e Odesës dhe zona të tjera në jug, por rënia e tyre shkaktoi dëme në disa objekte portuale dhe ndërtesa banimi, duke plagosur një të moshuar në shtëpinë e tij, thanë zyrtarët.

Rusia tha se vendimi për pezullimin e marrëveshjes për eksportin e grurit nuk kishte lidhje me sulmin e së hënës ndaj një ure kyçe midis Krimesë dhe Rusisë, për të cilin Kremlini fajësoi forcat e Kievit.

Zyrtarët ukrainas nuk e pranuan drejtpërdrejt përgjegjësinë, por agjencia e sigurisë e Ukrainës la të nënkuptohej se kishte luajtur rol në sulm.

Rusia i cilësoi sulmet e së martës ndaj Odesës dhe Mykolaivit përgjatë bregut të Detit të Zi, si “hakmarrje” ndaj goditjes së urës.

Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, tha se sulmi në Odesa tregoi se Kremlini është gati të rrezikojë jetën e miliona njerëzve në mbarë botën që kanë nevojë për eksportet e grurit ukrainas./REL/

Continue Reading

Previous: Lajme nga Ukraina: Rusia i jep fund marrëveshjes së eksportit të grurit me Ukrainën
Next: Elliot Engel: Serbia po largohet nga Perëndimi që kur gjysmë autokrati Vuçiq erdhi në pushtet

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës 2 min read
  • Fact Checking
  • Lajme

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës

The Geopost January 13, 2026
Eksperti britanik: Manipulimi i informacionit rus vazhdon të jetë kërcënim për Perëndimin 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Eksperti britanik: Manipulimi i informacionit rus vazhdon të jetë kërcënim për Perëndimin

The Geopost January 12, 2026
Raportuesi i PE-së për Serbinë pas ahengut skandaloz në “Informer”: Me njerëz të tillë nuk ka negociata për anëtarësim në BE 2 min read
  • Lajme

Raportuesi i PE-së për Serbinë pas ahengut skandaloz në “Informer”: Me njerëz të tillë nuk ka negociata për anëtarësim në BE

The Geopost January 10, 2026
Gazeta zvicerane NZZ: Serbia nuk është Jugosllavia dhe Vuçiq nuk është Tito – lojës po i vjen fundi 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Gazeta zvicerane NZZ: Serbia nuk është Jugosllavia dhe Vuçiq nuk është Tito – lojës po i vjen fundi

The Geopost January 9, 2026
Britania e Madhe dhe Franca zotohen të dërgojnë trupa në Ukrainë pas arritjes së armëpushimit me Rusinë 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Britania e Madhe dhe Franca zotohen të dërgojnë trupa në Ukrainë pas arritjes së armëpushimit me Rusinë

The Geopost January 8, 2026
Ponosh: Retorika e Vuçiqit për luftën është vetëm për shkak të vitit zgjedhor 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ponosh: Retorika e Vuçiqit për luftën është vetëm për shkak të vitit zgjedhor

The Geopost January 8, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.