Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • Lajme

Elliot Engel: Serbia po largohet nga Perëndimi që kur gjysmë autokrati Vuçiq erdhi në pushtet

The Geopost July 19, 2023 3 min read
Share the news
Ish-kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Elliot Engel, ka komentuar veprimet antiperëndimore të Serbisë në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq.
Gjatë më shumë se 30 viteve në Dhomën e Përfaqësuesve, Engel ka ndjekur nga afër politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit.
Në një analizë të fundit për Foreign Policy, ai thotë se Serbia është duke u larguar shumë nga demokracia dhe orientimi perëndimor.
“Serbia është duke u larguar nga demokracia dhe Perëndimi që kur Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit erdhi në pushtet në Beograd më shumë se një dekadë më parë. Sipas Freedom House, një organizatë joqeveritare që mbikëqyr të drejtat e njeriut dhe liritë civile në mbarë botën, SNS në pushtet “ka gërryer në mënyrë të vazhdueshme të drejtat politike dhe liritë civile, duke ushtruar presion mbi mediat e pavarura, opozitën politike dhe organizatat e shoqërisë civile””, thotë ai.
Engel vë në dukje edhe bashkëpunimin ushtarak në rritje të Serbisë me Rusinë.
“Për më tepër, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së raportoi në vitin 2019 se “pas zgjedhjeve të Serbisë të vitit 2012, SNS ndërmori hapa për të rritur marrëdhëniet e saj ushtarake me Rusinë”. Që atëherë, lidhja Moskë-Beograd ka vazhduar. Në të vërtetë, Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës – gjë që e ka bërë çdo vend tjetër në Evropë (përveç Bjellorusisë)”.
Ai thotë se në mosmarrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, Uashingtoni ka qetësuar një ngacmues gjysmë autokratik – Vuçiqin.
Engel thotë se Administrata e Bidenit duhet të mbështesë Kosovën pasi ajo forcon demokracinë e saj dhe konsolidon sovranitetin.
“Në vend të kësaj, po bllokon Prishtinën nga frika se Beogradi gjysmë-autokratik mund të ndezë flakët nacionaliste dhe t’i vërë flakën fuçisë së barutit që ka kultivuar në veri të Kosovës”, thotë Engel.
Engel thotë se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por ai mendon që kjo nuk do ta ndalë Serbinë që të jetë pala desktruktive dhe se Vuçiq do të vazhdojë të nxisë separatizmin dhe të nxisë dhunën.
Engel thotë se qetësimi i Serbisë nuk po funksionon dhe është koha për të ndryshuar kursin ndaj saj.
“Administrata Biden ndërmori hapin e parë në këtë drejtim javën e kaluar, kur Departamenti i Thesarit vendosi sanksione ndaj shefit të spiunazhit të Serbisë, Aleksandar Vulin, për shkak të “korrupsionit të avancuar … duke përfshirë përfshirjen në një rrjet të trafikut të drogës” dhe duke përdorur “pozitat e tij publike për të mbështetur Rusinë , duke lehtësuar aktivitetet keqdashëse të Rusisë që degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.” Por këto aktivitete kanë vazhduar në të gjithë qeverinë serbe për vite me radhë dhe është koha për të bërë një shkëputje të vërtetë me të kaluarën”.
Engel thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtypin e lirë, si dhe të kundërshtojnë korrupsionin.
“Ato veçori janë në rënie në Serbi, por janë në rritje në Kosovë”, thotë ai./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Rusia ndërmerr sulme ndaj Odesës, në përgjigje të goditjes ndaj urës në Krime
Next: Rusia zgjat kufirin e moshës së rekrutimit për rezervistët për pesë vjet

Pesë të arrestuarit për krime lufte ishin të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut 4 min read
  • Ballkan

Pesë të arrestuarit për krime lufte ishin të përfshirë në kryerjen e masakrës së Reçakut

The Geopost June 14, 2026
Pesë persona arrestohen në operacionin për hetimin e krimeve të luftës në rastin “Reçaku II” 2 min read
  • Ballkan
  • News

Pesë persona arrestohen në operacionin për hetimin e krimeve të luftës në rastin “Reçaku II”

The Geopost June 14, 2026
A do të ketë Vuçiç fatin e Lukashenkos nëse BE-ja nuk i njeh zgjedhjet e tij? 3 min read
  • Ballkan
  • News

A do të ketë Vuçiç fatin e Lukashenkos nëse BE-ja nuk i njeh zgjedhjet e tij?

The Geopost June 14, 2026
“U.S. Army Center of Military History”, përkujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe dislokimin e KFOR-it në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan

“U.S. Army Center of Military History”, përkujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe dislokimin e KFOR-it në vitin 1999

The Geopost June 13, 2026
Narrativa e rreme për Gazimestanin: Si mediat serbe fabrikojnë “kërcënime” të paqena për Vidovdanin 5 min read
  • Ballkan

Narrativa e rreme për Gazimestanin: Si mediat serbe fabrikojnë “kërcënime” të paqena për Vidovdanin

The Geopost June 13, 2026
Skandali në aeroportin e Malit të Zi – kriminelët dhe ish-policët serbë në të njëjtin mision 2 min read
  • Ballkan
  • News

Skandali në aeroportin e Malit të Zi – kriminelët dhe ish-policët serbë në të njëjtin mision

The Geopost June 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.