Forcat ukrainase rrëzuan 25 dronë dhe gjashtë raketa të përdorura nga Rusia për të sulmuar portin e Odesës të martën, thanë autoritetet në Kiev.
Sulmet ndodhën një ditë pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja që mundësonte eksportin e drithit ukrainas nga ky qytet në breg të Detit të Zi.
Forcat ruse fillimisht u përpoqën të paralizonin mbrojtjen ajrore të Ukrainës me dronë dhe më pas vunë në shënjestër Odesën me gjashtë raketa “Kalibr”, tha Komanda Jugore e ushtrisë ukrainase.
Të gjashtë raketat dhe 25 dronët u rrëzuan nga mbrojtja ajrore në rajonin e Odesës dhe zona të tjera në jug, por rënia e tyre shkaktoi dëme në disa objekte portuale dhe ndërtesa banimi, duke plagosur një të moshuar në shtëpinë e tij, thanë zyrtarët.
Rusia tha se vendimi për pezullimin e marrëveshjes për eksportin e grurit nuk kishte lidhje me sulmin e së hënës ndaj një ure kyçe midis Krimesë dhe Rusisë, për të cilin Kremlini fajësoi forcat e Kievit.
Zyrtarët ukrainas nuk e pranuan drejtpërdrejt përgjegjësinë, por agjencia e sigurisë e Ukrainës la të nënkuptohej se kishte luajtur rol në sulm.
Rusia i cilësoi sulmet e së martës ndaj Odesës dhe Mykolaivit përgjatë bregut të Detit të Zi, si “hakmarrje” ndaj goditjes së urës.
Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, tha se sulmi në Odesa tregoi se Kremlini është gati të rrezikojë jetën e miliona njerëzve në mbarë botën që kanë nevojë për eksportet e grurit ukrainas./REL/

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj