Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit, pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi i cili po barte nxënës. Pas këtij sulmi, Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë thënë se janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti. Mirëpo, zyrtarë dhe mediat në Serbi kanë vazhduar propagandën e tyre, duke e cilësuar këtë sulm si terrorist.
Lidhur me këto pretendime ka reaguar edhe shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela duke i cilësuar këto si narrativa të rreme nga regjimi serb.
“Paralajmërim dezinformues: Një ekspert i vetëshpallur kundër terrorizmit, i cili është në listën e pagave të [Milorad] Dodikut, propagandon narrativë të rreme të regjimit të Serbisë për sulmin tragjik në Gllogjan. Sulmi nuk kishte të bënte me terrorizmin dhe Policia e Kosovës po punon për të sjellë para drejtësisë autorin(ët) sa më shpejt”, ka reaguar Vela në profilin e tij në Twitter.
⛔️ Disinformation alert: a self-proclaimed counterterrorism expert who is on Dodik’s payroll propagates #Serbia’s regime false narrative about tragic attack in Gllogjan.
The attack wasn’t terrorism related, and our Police is working to bring asap the perpetrator(s) to justice. pic.twitter.com/XZYwPaKA2M
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 27, 2021
Po ashtu, ka reaguar dhe gazetari Albert Spahiu, ku ka thënë se kjo propagandë është kundër imazhit të Kosovës dhe se nuk është hera e parë që këto dezinformatat vijnë nga Serbia, të mbështetura nga Rusia.
“Propagandistët serbë thonë se sulmi në Gllogjan/Deçan është ‘terror shtetëror’, por ky dezinformim kundër imazhit të Kosovës – nuk është hera e parë nga Serbia që përhap këtë narrativë të rreme, të përkrahur nga Rusia”, thuhet në reagimin e Spahiut në Twitter
#Serbian propagandists says that #attack in #Gllogjan/Deçan it is “terror state”, but this is to #disinformation against #Kosova ?? image – it is not the first time from #Serbia ?? for spreading this fake narrative, and sponsored by #Russia ?? pic.twitter.com/hzsfulRNUJ
— Albert Spahiu (@albertspahiu) November 27, 2021
Këtë sulm e kanë dënuar zyrtarë më të lartë shtetëror dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend.

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit