Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

NIS-i serb trampoline e Putinit per financim te operacioneve malinje

The Geopost October 19, 2025 6 min read
Share the news

Shkrim autorial i Dragan Sormaz për The Geopost

 

Hyrja në fuqi e sanksioneve amerikane kundër Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), e cila është në pronësi ruse, e ka mbyllur plotësisht rrethimin ndaj Aleksandar Vuçiqit dhe politikës së tij të jashtme tashmë të lëkundur e të paqëndrueshme. Gabimet e bëra në pozicionimin gjeopolitik të Serbisë në 15 vitet e fundit po vijnë në shprehje pa asnjë mundësi shtyrjeje të mëtejshme apo rishikimi të borxhit të krijuar.

Brenda vetëm tre ditësh, Beogradi zyrtar u trondit nga katër lajme dërrmuese. Lajmi i parë lidhet me hyrjen në fuqi të sanksioneve ndaj NIS-it, për të cilat ekziston vetëm një zgjidhje – nacionalizimi. Sado që Vuçiqi, nga frika për sigurinë e tij personale, po i ikën me qyqarllëk këtij vendimi, herët a vonë ai do të duhet të merret. Alternativa është kolapsi i plotë i sistemit energjetik dhe ekonomik të Serbisë, gjë që regjimi i Vuçiqit nuk do ta mbijetonte. Ky vendim i pashmangshëm duhet të merret sa më shpejt për të kufizuar dëmet. Përndryshe, një vendim i vonuar për nacionalizimin e NIS-it krijon rrezikun e dëmeve të pariparueshme. Po ashtu, çdo përpjekje për transferim të rremë të pronësisë nuk do të kalojë verifikimin e autoriteteve financiare amerikane.

Sepse arsyeja e vendosjes së sanksioneve ndaj NIS-it nuk është aq financimi i luftës në Ukrainë – kostoja e një dite të luftës për Rusinë është sa fitimi vjetor i NIS-it – por shumë më tepër financimi i rrjetit agjenturor të Kremlinit në Serbi, rajon dhe BE. Ekzistenca e kampeve dhe grupeve të sapozbuluara për operacione hibride në Moldavi, Francë dhe Gjermani nuk ka ndodhur rastësisht përmes Serbisë. Pikërisht NIS-i është pula e artë e Putinit, me të cilën financohen operacionet dhe ndikimi malinj në këtë pjesë të botës.

Litijet në Mal të Zi, promovimi i “botës serbe” dhe integralizmit në rajon, mbrëmjet letrare dhe tribunat mbi mitin e Kosovës… të gjitha këto Rusia i ka mbështetur me paratë tona përmes NIS-it, pa shpenzuar as edhe një rublë të vetën! Për këtë arsye, përveç ndryshimeve në strukturën e pronësisë së NIS-it, do të jetë e domosdoshme të ndalohet financimi i operacioneve të paligjshme ruse dhe të zhvillohet një hetim i besueshëm mbi rrjedhat financiare të deritanishme të kësaj kompanie.

Megjithatë, habit mungesa e gatishmërisë së Vuçiqit, pavarësisht përvojës së tij të madhe. Është e qartë se ai ka qenë i bindur që Amerika do t’i shtynte pafund sanksionet! Shumë në Serbi edhe sot, madje edhe ai vetë, mendojnë se do të vijë një marrëveshje mes Amerikës dhe Rusisë! Naivitet. Trumpi, në çështjen e Gazës tregoi kush është ‘zoti i shtëpisë’ dhe do të vazhdojë ta tregojë këtë! Në fund të fundit, sa më e dobët të jetë Rusia në sektorin energjetik, aq më e fortë do të jetë Amerika në botë. Këtë mundësi që i është dhënë për shkak të gabimit të Putinit me agresionin, Amerika nuk do ta lëshojë!

Lajmin për hyrjen në fuqi të sanksioneve, të cilat në mënyrë ekzistenciale rrezikojnë shtyllën kurrizore të sistemit energjetik të vendit, e plotësoi lajmi për mungesën e një kontrate afatgjatë për furnizimin me gaz, të cilën Putini, gjoja, ia kishte premtuar Vuçiqit që në muajin maj. Në vend të një kontrate trevjeçare, Beogradit iu ofrua vetëm një marrëveshje tremujore deri në fund të këtij viti.

Nga ana tjetër, edhe sikur të kishte marrë një kontratë afatgjatë për furnizim me gaz, askujt nuk i është e qartë se si saktësisht do të mund të silleshin këto sasi gazi në Serbi, duke marrë parasysh njoftimin e Bullgarisë për ndërprerjen e tranzitit të gazit rus që nga 1 janari 2026. Interesant është fakti që me këtë çështje nuk po merret asnjë medium në Serbi! Apatia e shoqërisë serbe është e madhe, por edhe kjo tregon sa e suksesshme është propaganda ruse në Serbi! Të gjithë reagojnë kur përmendet mundësia e ndotjes nga minierat e litiumit, por askush nuk reagon për realitetin e tmerrshëm të mungesës së gazit dhe naftës përpara dimrit që po vjen!

Asgjë më mirë nuk kaloi Beogradi zyrtar as në përballjen e forcave midis Brukselit dhe Pekinit. Rritja e ndjeshme e doganave për çelikun dhe zvogëlimi i kuotave për importin e këtij produkti strategjik nga Serbia, pothuajse me siguri do të shuajë një nga investimet më të mëdha kineze në Serbi – Kombinatin e Hekurit në Smederevë.

Duhet të kujtoj se pronarët e Kombinatit të Hekurit në Smederevë, para kinezëve, ishin amerikanët, pra kompania US STEEL! Kur Boris Tadiqi, gabimisht – dhe ai gjithmonë ka bërë vetëm gabime – refuzoi ta ndihmonte me subvencione në kohën e krizës së madhe në tregun botëror të çelikut, amerikanët nuk e shantazhuan Serbinë, por ia shitën (madje ia dhuruan) kombinatit për 1 dollar! Këtë Beogradi SIGURISHT nuk mund ta presë nga “miqtë” e tij nga Kina dhe Rusia! Edhe kësaj here doli se edhe investimet kineze në Serbi kanë kuptim vetëm përmes tregut të BE-së. Shtrohet pyetja: pse Kina nuk e hap tregun e saj për çelikun e prodhuar në Serbi, duke marrë parasysh marrëveshjen e shumëlavdëruar për tregti të lirë mes dy vendeve? Pra, Kina është e gatshme të investojë në Serbi vetëm nëse produktet mund t’i plasojë në tregun e BE-së, pa asnjë gatishmëri për të importuar diçka nga Serbia, përveç lëndëve të para si mineral bakri dhe dru ndërtimor.

Lajmi i katërt i keq për regjimin e Vuçiqit erdhi nga Prishtina, e cila u mburr me dorëzimin e parakohshëm të dronëve modernë vetëvrasës nga Turqia. Me këtë, Vuçiqit iu rrëzua edhe një shtyllë ndihmëse e politikës së jashtme që e kishte ndërtuar duke u mbështetur në marrëdhëniet personale me liderin turk Rexhep Taip Erdogan. U tregua se pritjet e Vuçiqit dhe këshilltarëve të tij familjarë, se me fitoren e Donald Trump-it do të krijoheshin rrethana të favorshme për rishikimin e kufijve ballkanikë, ishin mjaft naive dhe diletanteske. Për shkak të mosinteresimit të administratës Trump për rajonin e Ballkanit Perëndimor, u krijua hapësirë për një ndikim më të fortë të Gjermanisë dhe Turqisë, me të cilat Serbia vështirë se mund të harmonizojë interesat e veta kombëtare të deklaruara. Në përplasjen me këto dy fuqi, Beogradi zyrtar nuk ka pothuajse asnjë shans. Mjafton të përmendet fakti se me dorëzimin e një seti dronësh, Turqia neutralizoi pothuajse të gjithë rëndësinë e pajisjeve ushtarake që Vuçiqi kishte treguar në paradën ushtarake të shtatorit të mbajtur në Beograd.

Doli se se çdo armë që Serbia mund të blejë nuk vlen shumë në mungesë të aleatëve. Për të ndërtuar aleanca strategjike është e domosdoshme të formulohen interesat kombëtare në një gjuhë që bota e kupton dhe e pranon, por edhe të braktiset politika e pakuptimtë dhe e dështuar e neutralitetit ushtarak. Aleancat nuk lindin nga oportunizmi dhe mungesa e vlerave, por përkundrazi – vetëm mbi vlera të përbashkëta dhe interesa të përbashkëta.

Për këtë do të jetë e nevojshme që në pushtet në Beograd të vijnë njerëz të rinj, të cilët do të kenë mjaftueshëm forcë dhe dije për ta nxjerrë më në fund Serbinë nga llumi dhe mashtrimet e viteve ’90, mbi të cilat regjimi neoradikal i Vuçiqit e ka bazuar ekzistencën e vet. Këta njerëz të rinj nuk janë ata që duan vetëm ta zëvendësojnë Vuçiqin, pa ndryshime të thella në politikën e jashtme – që është opozita e deritanishme e Beogradit – por as lista fantazmë e “studentëve”! Këta mund të jenë vetëm ata që hapur angazhohen për një Serbi demokratike në botën euroatlantike! Ka plot prej tyre, mjafton të organizohen! Vetëm një alternativë e tillë është alternativë e shëndetshme!

 

Continue Reading

Previous: G7 pajtohet të mbajë një front të bashkuar për kontrollet e eksportit të Kinës, të diversifikojë furnitorët
Next: Tuneli që lidh Bjellorusinë dhe Poloninë u zbulua nga rojet kufitare

Cila është rëndësia e sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës ruse?   7 min read
  • Lajme

Cila është rëndësia e sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës ruse?  

The Geopost October 24, 2025
India dhe SHBA-të janë pranë një marrëveshjeje të madhe tregtare që do të ulte tarifat në 15-16% nëse Nju Delhi kufizon importet e naftës bruto ruse 3 min read
  • Lajme

India dhe SHBA-të janë pranë një marrëveshjeje të madhe tregtare që do të ulte tarifat në 15-16% nëse Nju Delhi kufizon importet e naftës bruto ruse

The Geopost October 24, 2025
Kompanitë shtetërore të naftës në Kinë pezullojnë blerjet e naftës ruse për shkak të sanksioneve, thonë burimet 3 min read
  • Lajme

Kompanitë shtetërore të naftës në Kinë pezullojnë blerjet e naftës ruse për shkak të sanksioneve, thonë burimet

The Geopost October 24, 2025
“Kur Radoiçiq vinte me njerëz të armatosur, askund s’ishin”: Qytetarët e Kosjeriqit shprehën pakënaqësi për veprimet e policisë ndaj studentëve 2 min read
  • Lajme

“Kur Radoiçiq vinte me njerëz të armatosur, askund s’ishin”: Qytetarët e Kosjeriqit shprehën pakënaqësi për veprimet e policisë ndaj studentëve

The Geopost October 24, 2025
Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës 4 min read
  • Lajme

Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës

The Geopost October 23, 2025
Nderime shtetërore në Beograd për kriminelin e luftës 8 min read
  • Lajme

Nderime shtetërore në Beograd për kriminelin e luftës

The Geopost October 23, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.