Skip to content
The Geopost

The Geopost

Rythmic Geostrategic Tracking

  • LAJME
  • SIGURI
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • FACT CHECKING
  • Shqip
    • Shqip
    • Srpski
    • English
  • Lajme

Në valën e kritikave ndaj nacionalistit Dodik nga BE e SHBA, Vuçiq paralajmëron një takim koordinues me të

The Geopost July 22, 2023 3 min read

I sanksionuari i SHBA-së, nacionalisti serb Milorad Dodik, së fundi është përballur me shumë kritika për veprimet antiperëndimore në Bosnjë e Hercegovinë si president i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës.

Në këtë valë kritikash, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është koordinuar me Dodikun për një takim të përbashkët me të takim i të gjitha “autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe Republikës Srpska.

Vuçiq tha se pati një takim me Dodikun për të diskutuar për situatën aktuale në vend, përkundër që çdon ditë e më shumë Dodik po shihet si faktor destabilizues i rajonit për shkak të kërcënimeve për ndarje dhe retoriken ekstremiste.

“Diskutova me Presidentin Milorad Dodik për situatën në rajon, takimet e ardhshme të rëndësishme të delegacioneve të Republikës së Serbisë dhe Republikës Srpska. Unë e dëgjova Presidentin Dodik me vëmendje të veçantë për të gjitha ngjarjet në RS dhe Bosnje-Hercegovinë dhe ramë dakord që të organizojmë sa më parë një takim të të gjitha organeve shtetërore të Serbisë, në territorin e Republikës Srpska”, tha Vuçiq në Instagram, duke treguar më pas se përveçse me Dodik, u koordinua edhe me Patriarkun Porfirije.

Së fundi, Qeveria e Republikës Sërpska ka miratuar ligje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe që të mos i publikojë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Për veprimet nacionaliste e destabilizuese e ka kritikuar ashpër Dodikun edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Akti i largimit prej rendit kushtetues duhet të ndalet. Retorika përçarëse, kërcënimet për ndarje, kërcënimet ndaj integritetit territorial dhe madhërimi i kriminelëve të luftës duhet të ndalet, sepse nuk ka vend për diçka të tillë në Evropë”, ka thënë Borrelli në takimin e pestë të Këshillit për Stabilizim-Asociim, Bosnje-BE.

Shqetësimet për Dodikun i ka ngritur edhe i dërguar i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, në një dëshmi të dhënë para anëtarëve të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, më 18 korrik.

“Veprimet e vazhdueshme, përçarëse dhe jodemokratike kërcënojnë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e shtetit dhe gjithë rajonit”, ka thënë ai.

Këto shqetësime të zyrtarëve evropianë e amerikanë nuk i ka komentuar Vuçiq, me të cilin Dodik mban takime të shpeshta për politikat përçarëse që ndërmerr në Republikën Srpska.

Dodik është një përkrahës i madh i Kremlinit dhe luftës agresive që ka nisur në Ukrainë.

Vitin e kaluar Ministria e Financave e SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksionone ndaj liderit të serbëve të Bosnjës Milorad Dodik. Dodik është sundimtar i Republika Srpska, entitetit serb në Bosnje.

Pas këtyre ndëshkimeve, Dodiku ka thënë se çdo sanksion i afron serbët e Bosnjës me “miqtë e vërtetë” si Rusia dhe Kina.

Edhe ndaj BE-së është rritur presioni që ta sanksionojnë nacionalistin Dodik.

Parlamenti Evropian ka kërkuar vendosjen e sanksioneve kundër Dodikut në vazhdimësi, por nuk janë ndërmarrë veprime deri më tani.

Continue Reading

Previous: Kisha Ortodokse dhe shteti serb edhe financiarisht e plotësojnë njëra-tjetrën!
Next: Presidenti serb për shkak narko-bosit Vullin bullizon e ofendon Shtëpinë e Bardhë

BE i bën thirrje parlamentit serb të Bosnjës të refuzojë projektligjin që etiketon OJQ-të si “agjentë të huaj”. 2 min read
  • Lajme

BE i bën thirrje parlamentit serb të Bosnjës të refuzojë projektligjin që etiketon OJQ-të si “agjentë të huaj”.

The Geopost September 22, 2023
Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit në shumicën e vendeve në përgjigje të mungesave 2 min read
  • Lajme

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit në shumicën e vendeve në përgjigje të mungesave

The Geopost September 22, 2023
Bullgaria dëbon udhëheqësin e kishës ruse 1 min read
  • Lajme

Bullgaria dëbon udhëheqësin e kishës ruse

The Geopost September 22, 2023
Monitorimi i fundit: Mediat në Serbi raportojnë negativisht për BE-në, pozitivisht për Rusinë e Kinën 3 min read
  • Lajme

Monitorimi i fundit: Mediat në Serbi raportojnë negativisht për BE-në, pozitivisht për Rusinë e Kinën

The Geopost September 21, 2023
Ministrja maqedonase Petrovska: Po përballemi me breshëri dezinformatash nga Rusia 3 min read
  • Lajme

Ministrja maqedonase Petrovska: Po përballemi me breshëri dezinformatash nga Rusia

The Geopost September 21, 2023
Eurodeputetja von Cramon: Këtë Serbi s’mund ta pranojmë në BE, të zgjedhë Moskën apo Brukselin 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Eurodeputetja von Cramon: Këtë Serbi s’mund ta pranojmë në BE, të zgjedhë Moskën apo Brukselin

The Geopost September 21, 2023
Tweets by theGeopost

logos_together

The Geopost is sponsored by the U.S. Embassy in Kosovo and the Bureau of Educational & Cultural Affairs (ECA) through their TechCamp Kosovo project implemented in partnership with FLOSSK.

The opinions, findings and conclusions stated herein are those of the author[s] and do not necessarily reflect those of the United States Department of State.”

Impressum

Contact

  • [email protected]
  • Qendra Tregtare
    Bregu i Diellit, 10000 Prishtinë
Facebook-f Twitter Youtube

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.