Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Kisha Ortodokse dhe shteti serb edhe financiarisht e plotësojnë njëra-tjetrën!

The Geopost July 22, 2023 4 min read
Share the news

Për të shpjeguar njëjtësinë e Kishës Ortodokse dhe shtetit serb, dhe kuptuar se nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor është vetëm Serbia ajo e cila si shtet, asnjë veprim nuk e ndërmerr pa bekimin e Kishës, duhet të kujtojmë fjalët e Patriarkut të KOS, i cili këtë sinkronizim e përshkruan kështu; “shteti dhe Kisha, si dy kokat e shqiponjës në flamurin tonë, duhet t’i bashkojnë përpjekjet që si popull ta ruajmë shpirtin dhe identitetin shpirtëror”. Në këtë kauzë përkrahjen e shtetit e ka marr secili drejtues i KOS, e për pasojë edhe Kisha si tersi. Mbështetja financiare që merr KOS nga shteti serb veçse është jashtëzakonisht jo-transparente ajo mbulohet e arsyetohet edhe përmes aspekteve ligjore. Legjitimimi i kësaj përqasje ndaj KOS rrjedh veç tjerash edhe nga një nenë i Ligjit për kishat dhe bashkësitë fetare, më saktë në nenin 11, paragrafi 2, ku thuhet se Kisha Ortodokse Serbe “ka një rol të jashtëzakonshëm historik, shtetformues dhe qytetërues në formësimin, ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të popullit serb”.

Kisha Ortodokse Serbe asnjë herë nuk ka ndjerë e as nuk ndjen obligim që t’i nxjerr burimet dhe mënyrën e financimit. Kjo e dallon nga gjitha bashkësitë tjera fetare në Serbi. KOS, përveç mjeteve që i vijnë përmes Administratës për Bashkëpunim me Kishat dhe Bashkësitë Fetare, merr edhe mjete financiare të konsiderueshme të destinuara për organizatat joqeveritare, përmes të ashtuquajturës, Linja buxhetore 481. Gjithashtu, KOS i merr edhe fondet e mbledhura nga Ministria e Drejtësisë, pra ato fonde që vinë si kaucione të ndjekjes penale (e ashtuquajtura mundësi-kaucionet). Kur bëhet fjalë për kishën e Shën Savës në Beograd, KOS ka vite që merr mjete të grumbulluara përmes shitjes periodike të pullave postare shtesë të detyrueshme, të cilat Qeveria i përcakton me dekret. Fondet që rregullisht u paguhen bashkësive fetare përmes Administratës për Bashkëpunim me Kishat dhe Bashkësitë Fetare janë të kontrolluara, ndërsa donacionet, veçanërisht ato nga rezerva buxhetore, mbeten në zonën gri, pra nuk dihet nëse dhe kush i kontrollon ato.

Rregullimi e restaurimet për kishën e Shën Savës në Beograd, shtetit serb i kanë kushtuar rreth 50 milion euro. Duke mos e marr hiq në konsideratë këtë shumë parash si të madhe, presidenti Aleksandër Vuçiq me krenari kishte deklaruar se në pesëdhjetë vitet e fundit nuk ka pas investim më të madh për kishën e Shën Savës. “Jam krenar në këtë që si shtet kemi ndihmuar më së shumti… në mënyrë të veçantë dhe indirekte kisha e Shën Savës bëhet Shën Sofia e re dhe me Virgjëreshën sipër altarit, e cila pothuajse është kopje identike e ikonës në Shën Sofia, e me që gjë Shën Sava bëhet një lloj Shën Sofie e re”, e kishte përshkruar synimin simbolikë të shpenzimeve financiare, kreu i shteti serb, Vuçiq.

Në llogari të këtij bashkëpunimi dhe të fuqizimit financiar të KOS, në vitin 2021 pati një takim mes presidentit Aleksandër Vuçiq, ish-kryesuesit të kryesisë së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe Patriarkut Profirije me qëllim të dakordimit për ndërtimin e monumentit “Faltorja Gjithëserbe”. Siç shpjegohej pas takimit, ky projekt ka të bëjë me ndërtimin e një qendre përkujtimore për viktimat e kampit të përqendrimit të Jasenovacit, si “dhe të gjithë serbëve të tjerë që vdiqën nga krimet e kryera në territore që nuk janë nën kontrollin e popullit serb”. Ndërtimi i këtij monumenti është planifikuar të bëhet në Donja Gradina, në veriperëndim të Bosnjë dhe Hercegovinës. Për projektin Serbia do të sigurojë 80 për qind ndërsa Republika Srpska në BeH pjesën tjetër të financimit. Ky projekt padyshim konsiderohej e konsiderohet i papranueshëm për autoritetet tjera në Bosnje dhe Hercegovinë, nga se thelbësisht është parë si projekt i “botës serbe” ndaj të cilit asnjëherë nuk është distancuar as KOS as Beogradi zyrtar. Jo veç nga Bosnje dhe Hercegovina zyrtare, por edhe nga Kroatët ka pasur reagime refuzuese për këtë ndërtim, që më shumë është parë si vepër politike sesa si kujtim për të vrarët.

Në vazhdën e këtyre sinkronizimeve janë edhe planet tjera për restaurimin e objekteve fetare të KOS, siç thonë “jashtë Serbisë e ku ka kishë serbe”. Kreu i enitetit RS në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik pas takimit me Patriarkun Profirije veç mbështetjes për restaurim nga ana e këtij entiteti për kishat serbe, Dodik kishte shkruar se “Kisha Ortodokse Serbe dhe populli Serb janë një dhe vetëm të bashkuar e të mbledhur rreth KOS, mund ta ruajmë identitetin tonë”.

Angazhimi i KOS në projekte që më shumë nxehin gjakrat e rrisin armiqësitë mes popujve në Ballkan, sesa e kundërta është natyrë e pandryshuar historikisht e këtij mekanizmi në parim e praktikë religjioz, por thellësisht shtetëror serb! Ambicia historike është mbulesa e gjitha akteve e veprimeve të shtetit dhe Kishës Ortodokse Serbe./TheGeopost

Continue Reading

Previous: BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë edhe për gjashtë muaj
Next: Në valën e kritikave ndaj nacionalistit Dodik nga BE e SHBA, Vuçiq paralajmëron një takim koordinues me të

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026
Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Dodiku sërish në Moskë: vazhdon forcimi i lidhjeve të Banjallukës me Kremlinin

The Geopost September 29, 2026
Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë

The Geopost September 28, 2026
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga

The Geopost September 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.