Mitropoliti i Malit të Zi dhe Primorjes, Joanikije, sërish ka shfrytëzuar një ceremoni fetare për të përhapur propagandë politike kundër Kosovës, duke krahasuar tragjedinë historike të Jasenovcit përmes krahasimeve me realitetin e sotëm në Kosovë.
Joanikije këtë e bëri derisa shërbeu liturgjinë në Kishën e Kryeengjëllit të Shenjtë Mikael në Podgoricë, duke shënuar 80-vjetorin e depërtimit të të burgosurve në kampin e përqendrimit të Jasenovacit.
“Nuk mund t’i harrojmë martirët e Jasenovacit së bashku me martirët e Kosovës. Jasenovaci është një Kosovë e zgjeruar, dhe shohim se ky martirizim vazhdon vazhdimisht nga Kosova deri më sot. A nuk po ecin serbët në Kosovë edhe tani në rrugën e Golgotës, të persekutuar, të braktisur nga të gjithë, pa drejtësi dhe mbrojtje? Por ata mbijetojnë në besim, shpresë dhe dashuri, besnikë ndaj faltoreve dhe shtëpive të tyre stërgjyshore, dhe ndaj Jerusalemit të tyre, tokës së tyre të shenjtë serbe dhe Kosovës së kryqëzuar”, dezimformoi ai për Kosovën.
Pjesëmarrja e Joanikijes përkrah figurave politike si kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, dhe ambasadori i Serbisë në Mal të Zi, Nebojsha Rodiq, dëshmon edhe njëherë se ngjarjet fetare po instrumentalizohen për të përforcuar narrativat pro-serbe dhe anti-perëndimore në rajon.
Këtë e dëshmon edhe vizita e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirje, në Moskë, ku u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas deklaratës së shërbimit rus për shtyp, në këtë takim u theksua kontributi që Kisha Ortodokse Serbe jep në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet popullit rus dhe atij serb, “të cilët tradicionalisht ruajnë marrëdhënie të ngrohta, të afërta dhe aleate të mbushura me besim.”/The Geopost/

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE
Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan