
Nuk është për t’u habitur kur dihet ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe në komunitetin serb në Mal të Zi dhe ndikimi i Rusisë në kishën serbe, transmeton Gazeta Metro.
Dje gjatë ditës janë mbledhur në Podgoricë një turme e madhe në procesion e me priftërinj të kishës serbe që iu prinin me temjan para.
Këndonin nuk i japim shenjtëritë serbe, slogan i njohur e i përdorë shpesh në protestat e organizuara nga ish mitropoliti i Malit të Zi, Amfilohije, që vdiq nga koronavirusi.
Nuk i japim shenjtëritë është edhe motiv i këngës së njohur serbe e kënduar nga fashistët në festa e mbledhje ku i referohen trashëgimisë kulturore e religjioze serbe në Kosovë, që gjoja ia paskan grabitur dikush./gazetametro.net