Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Letonia shet “Shtëpinë e Moskës” – të ardhurat do t’i jepen Ukrainës

The Geopost August 7, 2025 2 min read
Share the news

 

Në Letoni, Shtëpia e Moskës, e konfiskuar nga rusët, po hidhet në ankand – fitimet do t’i dhurohen Ukrainës

Shtëpia e Moskës, një ndërtesë simbolike dhe për shumëkënd e diskutueshme në qendër të kryeqytetit letonez, Riga po del në ankand, pasi u konfiskua dhe u nacionalizua nga shteti leton në vitin 2024.

Kjo ndërtesë ishte prej kohësh në pronësi të Federatës Ruse, por në kuadër të masave të marra nga Letonia për të shkëputur lidhjet ekonomike dhe simbolike me regjimin rus, Parlamenti i Letonisë mori vendimin për ta shtetëzuar atë.

Sipas autoriteteve letoneze, të ardhurat e përfituara nga shitja e kësaj prone do të dhurohen në mbështetje të Ukrainës, si një akt solidariteti dhe mbështetjeje për luftën që ajo po zhvillon kundër agresionit rus.

Pas vendimit për nacionalizim, qeveria letone vendosi që ndërtesa, së bashku me tokën ku ndodhet, të shitej përmes një ankandi publik. Megjithatë, procesi nuk ka qenë i lehtë. Deri më tani janë mbajtur katër ankande, të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme, për shkak të mungesës së blerësve të interesuar, ndoshta për shkak të çmimit të lartë ose simbolikës së ngarkuar politike që e shoqëron pronën.

Tani, autoritetet do të zhvillojnë për herë të pestë ankandin për shitjen e Shtëpisë së Moskës. Procedura e re do të nisë më 8 gusht 2025 dhe do të zgjasë për një muaj, deri më 8 shtator. Çmimi fillestar i vendosur për këtë ankand është 2.1 miliardë euro, me një rritje minimale prej 10 mijë eurosh për çdo ofertë të re.

Megjithëse pjesëmarrja në ankandet e mëparshme ka qenë e ulët, qeveria shpreson që, me kalimin e kohës dhe duke rritur ndërgjegjësimin për qëllimin humanitar të shitjes, të gjenden blerës të gatshëm për të investuar në këtë pronë të rëndësishme.

Ndryshe, shuma që do të sigurohet nga ky transaksion do të përdoret për të ndihmuar popullin ukrainas dhe për të kontribuar në rindërtimin e zonave të shkatërruara nga lufta. /Telegrafi

 

Continue Reading

Previous: “Po sikur të refuzoj”: Plani i Dodikut për të penguar zgjedhjet presidenciale pas revokimit të mandatit të tij
Next: Tarifat e reja të SHBA-së hyjnë në fuqi për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga 10 deri në 35 përqind

Videnoviq: Mediat në Serbi heshtin për lidhjet e agjentëve rusë dhe financimin e organizatave proruse nga frika e FSB-së dhe GRU-së 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Videnoviq: Mediat në Serbi heshtin për lidhjet e agjentëve rusë dhe financimin e organizatave proruse nga frika e FSB-së dhe GRU-së

The Geopost June 28, 2026
Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe? 9 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Lidhjet mes policisë, politikës dhe krimit në Serbi: Kush janë kumbarët e mafias serbe?

The Geopost June 26, 2026
Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit? 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Çfarë thonë për rezolutën e KE-së ata që vuajtën dhunën e regjimit të Vuçiqit?

The Geopost June 25, 2026
Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.