Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

“Kur Radoiçiq vinte me njerëz të armatosur, askund s’ishin”: Qytetarët e Kosjeriqit shprehën pakënaqësi për veprimet e policisë ndaj studentëve

The Geopost October 24, 2025 2 min read
Share the news

 

“Kur (Milan) Radoiçiq vinte me njerëz të armatosur dhe bllokonte gjithë rrugën, asnjë (polic) nuk dilte, askund s’ishin për dhjetë ditë. Ej njerëz, çfarë është kjo? Çfarë mendojnë ata? Ku janë këta inspektorët tanë? Po maltretojnë fëmijët sonte,” u ankua një qytetar për veprimet e policisë që ndaloi kolonën e studentëve nga Novi Pazari jo larg Kosjeriqit.

Studentët që u nisën nga Novi Pazari u ndaluan tetë kilometra nga Kosjeriqi. Kolona ndaloi para një automjeti policie me drita sinjalizuese, me dy policë civilë, pas të cilëve mbërritën edhe dy furgona policie të njësisë së reagimit. Menjëherë u shfaqën edhe qytetarët e Kosjeriqit, dhe policët, pas kontrollit të automjeteve, u futën në furgona.

Një qytetare e Kosjeriqit theksoi se policëve nuk iu realizua çfarëdo që tentuan të bënin atë mbrëmje.

“Në Kosjeriq këta fëmijë po i presin prej ditësh,” tha ajo dhe shtoi se policia tentoi ta njolloste atë mbrëmje, por që nuk ia doli.

Studentët më pas vazhduan rrugën drejt Kosjeriqit.

Një nga studentët që po marshojnë drejt Novi Sadit tha për N1 se kjo që po ndodh është “një turp i madh”.

“Kemi marshuar me ditë pa përcjellje policore, dhe (ata na) ndalojnë në kthesë me policë civilë, turp,” tha ai.

Kujtojmë, Grupi i qytetarëve “Njerëz të pastër për një Kosjeriq të pastër” njoftoi më herët se më 22 shtator në Kosjeriq ishte paraqitur Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i partisë Lista Serbe, për të cilën Kosova ka lëshuar një urdhër arresti.

“Sipas dëshmitarëve, Radoiçiq në një lokal kërcënoi hapur qytetarët,” thuhej në njoftim.

Në njoftim shtohet se Radoiçiq lëvizte nën përcjelljen e sigurimit, si dhe të kryetarit të komunës së Kosjeriqit, Zharko Gjokiq.

“Kjo delegacion kaloi nëpër rrugën kryesore dhe vizitoi disa lokale. Sipas të pranishmëve, në ato lokale ka ndodhur ngacmimi i qytetarëve që më parë kishin marrë pjesë në protesta kundër pushtetit.  “Dëshmitarët pohojnë se anëtarët e sigurimit fyenin dhe kërcënonin vazhdimisht qytetarët”,  theksoi GG “Njerëz të pastër për një Kosjeriq të pastër”.

 

https://n1info.rs

Continue Reading

Previous: Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës
Next: Kompanitë shtetërore të naftës në Kinë pezullojnë blerjet e naftës ruse për shkak të sanksioneve, thonë burimet

Pas spastrimit rekord, Xi promovon lojalistin si gjeneralin numër 2 të Kinës 4 min read
  • Lajme

Pas spastrimit rekord, Xi promovon lojalistin si gjeneralin numër 2 të Kinës

The Geopost October 24, 2025
Dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën ajrore të Lituanisë, reagon NATO 1 min read
  • Lajme

Dy avionë ushtarakë rusë hynë për pak kohë në hapësirën ajrore të Lituanisë, reagon NATO

The Geopost October 24, 2025
Cila është rëndësia e sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës ruse?   7 min read
  • Lajme

Cila është rëndësia e sanksioneve të SHBA-së ndaj naftës ruse?  

The Geopost October 24, 2025
India dhe SHBA-të janë pranë një marrëveshjeje të madhe tregtare që do të ulte tarifat në 15-16% nëse Nju Delhi kufizon importet e naftës bruto ruse 3 min read
  • Lajme

India dhe SHBA-të janë pranë një marrëveshjeje të madhe tregtare që do të ulte tarifat në 15-16% nëse Nju Delhi kufizon importet e naftës bruto ruse

The Geopost October 24, 2025
Kompanitë shtetërore të naftës në Kinë pezullojnë blerjet e naftës ruse për shkak të sanksioneve, thonë burimet 3 min read
  • Lajme

Kompanitë shtetërore të naftës në Kinë pezullojnë blerjet e naftës ruse për shkak të sanksioneve, thonë burimet

The Geopost October 24, 2025
Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës 4 min read
  • Lajme

Brukseli lëviz për të përdorur 204 miliardë dollarë pasuri ruse për kredi ndaj Ukrainës

The Geopost October 23, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.