
Rusia ka lëshuar një breshëri raketash me rreze të gjatë kundër Ukrainës, në atë që analistët e përshkruajnë si një stërvitje “të lehtë” përpara një shtytjeje të madhe ushtarake nga Moska për të pushtuar rajonin lindor të Donbasit.
Katër raketa ruse u përplasën në qytetin perëndimor të Lviv të hënën, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur të paktën 11. Tre goditën infrastrukturën ushtarake. Por e katërta duket se e kishte humbur objektivin dhe ra në një punishte riparimi makinash.
Kryebashkiaku i Lviv akuzoi Kremlinin për gjenocid pas sulmit dhe tha se nuk kishte më zona “të sigurta” ose “të pasigurta” në Ukrainë.
Andriy Sadovyi tha: “Ajo që shohim sot është gjenocid. Është një veprim i qëllimshëm i agresorit për të vrarë civilë paqësorë. Të gjitha qytetet dhe fshatrat tanë janë në të njëjtën situatë”.
Rusia pretendoi se sulmet e saj ishin kryer kundër objektivave ushtarake. Sulmi erdhi mes pritjeve për një ofensivë në shkallë të gjerë nga Moska gjatë ditëve në vijim, në përpjekje për të kapur kufijtë administrativë të rajoneve Luhansk dhe Donetsk.
Duke folur në një konferencë shtypi, Sadovyi tha se një nga raketat e armikut goditi një garazh në Lviv dhe punëtori për riparimin e gomave, duke vrarë katër persona. Të tjerë u plagosën, duke përfshirë një fëmijë dhe dy të rritur, të plagosur rëndë. Një shkollë si dhe dritaret aty pranë u shkatërruan, tha ai.
Maksym Kozytskyy, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv, tha se sulmet ishin pjesë e një modeli “cinik dhe çnjerëzor” nga qeveria ruse dhe ushtria e saj.
Ata po përpiqeshin të frikësonin Ukrainën duke u sulmuar civilët, tha kryebashkiaku, duke shtuar: “Shikoni se çfarë po ndodh në Mariupol. U vranë mijëra njerëz të pafajshëm. Ajo që kemi parë në Bucha dhe Hostomel është e tmerrshme.” /The Guardian/