Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, priti të enjten në një takim ambasadorin e Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, në selinë e këtij misioni të NATO-s në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh, përfshi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe përgjatë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Komandanti hungarez i misionit të KFOR-it falënderoi ambasadorin Tolkach për kontributin e vlefshëm të Ukrainës.
“Do doja të shprehja mirënjohjen time ndaj kontingjentit të Ukrainës dhe për profesionalizimin që ata kanë treguar dhe kontributin e përditshëm në garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së lirë të të gjithë njerëzve në Kosovë, që nga viti 1999″.
Gjatë vizitës së tij, ambasadori Tolkach u takua edhe me përfaqësues të kontingjentit të trupave ukrainase të vendosura në misionin e KFOR-it, përfshi personeli që shërben në Grupin e Përbashkët të Mbështetjes Logjistike të KFOR-it, si pjesë e Detashmentit për Lirinë e Lëvizjes.
Në misionin e KFOR-it shërbejnë 40 ushtarë ukrainas. Por, ata presin të kthehen në Ukrainë së shpejti, për t’i dalë në ndihmë shtetit të tyre.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar një dekret në muajin mars, duke kërkuar nga të gjithë pjesëtarët profesionistë të ushtrisë, që janë në misione paqeruajtëse në botë, të kthehen në Ukrainë.

Si po shembet strategjia e Putinit për të formësuar politikën jashtë Rusisë?
Dogana e SHBA-së lëshon urdhër për ndalimin e dërgesave kineze Zijin nga Serbia
Ambasadori Hamilton: Rusia po përdor dezinformimin për destabilizim në Ballkan
Çështja e Iranit, si vepruan presidentët amerikanë në luftëra të mëparshme për autorizim të Kongresit?
Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë