Grupi i njohur i hakerëve Anonymous njofton se kanë bllokuar faqën e Bankës Qendore të Serbisë.
Sipas tyre, tashmë kjo faqe është e paqasshme nga të gjithë vendet e botës.
“Nëndomenet e Bankës Qendrore të Serbisë janë bllokuar”, thuhet shkurt në njoftimin e këtij grupi, raporton The Geopost.
https://twitter.com/unknown27105190/status/1616504410430967808
Po ashtu, Anonymous ka nxjerr jashtë funksionit mbi 40 faqe të Qeverisë së Serbisë.
Ditë më parë, ky grup i ka dërguar mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke i hapur “luftë” të hapur, siç e kanë quajtur ata, kundrejt përkrahjes së agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe nxitjes së trazirave në veri të Kosovës.
“Autokrati serb Aleksandar Vuçiq, marioneta e Vladimir Putinit, po përpiqet të destabilizojë rajonin, duke përdorur mekanizmat e dhunës dhe terrorit të kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq, por për të do të jetë vetëvrasje. Që kur filloi lufta në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend që zyrtarisht mban marrëdhënie të mira me Rusinë, duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian”, theksohej në mesazhin e tyre.
Madje bëjnë të ditur se janë shumë të angazhuar dhe se kanë hakuar adresat elektronike të qindra zyrtarëve të Qeverisë serbe, po ashtu duke publikuar edhe dokumente. /The Geopost/

“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës